LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit vërshojnë rrugëve të Glasgow, Skoci, ku po mbahet konferenca për ndryshimet klimatike COP26

Protestuesit vërshojnë rrugëve të Glasgow, Skoci, ku po mbahet konferenca për ndryshimet klimatike COP26

Dhjetëra mijëra protestues marshuan të shtunën në Glasgow dhe në shumë qytete të tjera anembanë botës, për të kërkuar veprime më të guximshme në konferencën e OKB-së për klimën.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, studentë, aktivistë dhe qytetarë të shqetësuar për klimën u bashkuan derisa lëviznin në rrugët e qytetit skocez, që është edhe nikoqir i takimit të konferencës COP26 për ndryshimet klimatike që filloi të hënën.

“Është mirë që zëri juaj të dëgjohet”, tha Kim Travers nga Edinburgu. “Edhe me shiun, mendoj se e bën atë pak më dramatik.”


Vetëm pak blloqe larg procesionit, negociatat në dhomën e pasme vazhduan në takimin e konferencës COP26. Në skenë, folësit dhanë alarmin për kërcënimin e ngrohjes globale për sigurinë ushqimore. /Telegrafi/