Makina që hedhë vrushkuj uji, ka ndarë një çift që përqafoheshin në mes të protestës që është zhvilluar në Hamburg të Gjermanisë.

Policia ndaloi momentin e tyre romantik, por ata provuan të qëndrojnë edhe më tutje në atë pozitë.


“Ishte sikur një moment shprese, që u ndalua në mënyrë të padrejtë sikur edhe shumë gjëra të tjera” ka thënë një dëshmitar lidhur me rastin.

Kjo ishte pjesë e protestës që është zhvilluar nga ekstremist të krahut të majtë, shkaku i takimit të G20-ës, ku u mblodhën disa lider botërorë. /Telegrafi/