Para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Podujevës, kanë protestuar vozitësit, personeli higjienik dhe punonjës të tjerë për mos përfshirje në pagat shtesë prej 300 eurosh për korrik dhe gusht. Ata kanë paralajmëruar bojkotim të punës nëse nuk i marrin shtesat për këta dy muaj.
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të QKMF-së në Podujevë, Sheqir Maliqi tha se mosaplikimi i kësaj shtese për 61 punëtorët e kësaj QKMF-je është diskriminim.
Kreu i Sindikatës po ashtu deklaroi se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh do të bojkotojnë punë pavarësisht nevojave.
Maliqi tha se përkundër kërkesave të shumta ato nuk janë marr parasysh.
“Ne i kemi dy shoferë të infektuar, kemi punëtor teknik që është me COVID pozitiv, kemi higjienist që është me COVID pozitiv dhe ne e konsiderojmë si një diskriminim. Sot e kemi vetëm një paralajmërim kam kërkuar nga kolegët edhe që të përshkallëzojmë… Ne po kërkojmë që shtesa prej 300 euro për korrik dhe gusht këtyre njerëzve tu paguhet sa më parë që të jetë e mundur përndryshe do e lëmë punën do e bojkotojmë punën me pasojat do të merren ata”, tha ai.
Se nuk do vazhdojnë të punojnë nëse nuk ekzekutohen shtesat e thotë edhe shefi i autoambulancave, Naim Hoxha.
Derisa tregon se tashmë një kolegë i tyre e ka kaluar COVID-it thotë se po ndihen të rrezikuar po aq sa janë edhe stafi mjekësor.
“Të rrezikuar jemi sa ata që i kanë marr pagat jemi edhe ne. Ne e kemi një me COVID që sot e ka fillua punën… këto të fundit nuk i kemi marr ato para kohe i kemi marr…nëse nuk bëjnë këta asgjë ne do e bojkotojmë punën”, deklaroi Hoxha.
E rrezikuar ndihet edhe higjienistja e kësaj QKMF-je, Naxhije Haliti e cila për KosovaPress u shpreh se të gjitha mbeturinat që mbesin pas shërbimeve mjekësore duhet t’i largojë ajo.
“Jemi të rrezikuar si nuk jemi të rrezikuar, kolegen e kemi me COVID. Edhe ne jemi të rrezikuar sepse mbeturinat e gjithçka çka përdorin këta mjekë ne duhet me i largua e me pastrua. Mjeku nuk hynë pa pastrua as tekniku të gjitha ne duhet me i krye njëherë për të shërbye”, theksoi ajo.
Nexhmedin Mahmuti, roje e QKMF-së në Podujevë tha se janë të rrezikuar pasi që ka raste kur në mungesë të dezinfektuese po duhet që me autoambulancën të cilën kanë bartur pacientë me COVID-19, pa e dezinfektuar fare automjetin të bartin pacientë me sëmundje tjera.
“Unë kam qenë pa mbrojtëse pa rroba kur jemi kthyer si rregull për ta dezinfektua kemi shkuar në COVID për ta dezinfektua megjithëse se kemi për detyrë se janë njerëzit e caktuar nuk kemi gjetur dezinfektues ka qenë në mungesë kështu që është dashur me transportuar pacientët e aksidentuar apo çfarëdo gjendje qofshi me sanitet që me herët ka bartur pacientë me COVID”, tha ai.
Të pakënaqur me mospërfshirje janë edhe punëtorët tjerë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet rajonale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë