Me motot ”Poshtë Patriarkati“, “Jom njeri, s’jom rob”, “Edhe sa thirrje të humbura”, “Gjyqësor Kanunor”, Organizata Replikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar të mërkurën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në kërkim të përgjegjësisë institucionale për mos reagim në mbrojtje të të drejtave të grave.

Bjeshka Guri, aktiviste për mbrojtjen e drejtave të njeriut, ka thënë se përmes kësaj proteste kërkojnë drejtësi për gratë, të cilat janë viktimë e dhunës dhe vrasjeve.


120059517 324356065490687 5942391399294762961 n

Krahas kësaj, ajo ka kritikuar institucionet, duke thënë se këto të fundit promovojnë kulturë dhune, duke fajësuar viktimën e duke mos dënuar kriminelët.

“Jetët e grave në Kosovë po rrezikohen çdo ditë, nga një kulturë e dhunës e prodhuar nga mendësia patriarkale në shoqërinë tonë, e të mirëmbajtur nga institucionet tona, ato dështojnë të reagojnë me kohë, për t’iu përgjigjur grave kur ato kërkojnë mbrojtje. Institucionet tona promovojnë një kulturë dhune, duke e fajësuar viktimën e duke mos dënuar kriminelët. Jemi lodhur duke pritur në ankth duke pritur për gratë që vriten e për ato që dhunohen. Prandaj të frustruar me gjendjen e krijuar lusim të gjithë njerëzit që besojnë në kërkesat e replikë, për drejtësi për gratë të bashkohen në protestë”, ka thënë ajo.

120032800 335266371063665 2798135431143447122 n

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, kjo protestë u realizua me biçikleta, përmes marshimit nëpër rrugët kryesore të Prishtinës./KP/

120121757 3050090455095060 7683891427915040749 n