Tifozët e Bayern Munich shpesh herë dinë të bëjnë protesta, ku shumica e tyre janë me vend.

Ata protestojnë për çmimet e larta të biletave në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.


Të njëjtën gjë e kishin bërë edhe në ndeshjen me Anderlechtit në Belgjikë.

“100 euro bileta? A u ngop lakmia juaj?!”, ishte parulla e hapur prej tyre në stadium.

Përveç kësaj, tifozët hodhën në fushë kartëmonedha 500 eurosh të falsifikuara.

https://twitter.com/SuperIgor/status/933427861251330048

Pas këtij gjesti u desh edhe ndërhyrja e vetë gjyqtarëve për të pastruar fushën.

Tifozët gjerman të njëjtën gjë e kishin bërë edhe në përballjen me PSG-në, ku çmimi i biletave ishte shumë i lartë. /Telegrafi/  

telegrafi sport app