Me thirrjen për drejtësi për gratë e vrara sot në Prishtinë është mbajtur protesta  e thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe Rrjeti i Grave të Kosovës.

Marshi i protestuesve nga sheshi “Zahir Pajaziti” e deri tek objekti i Ministrisë së Drejtësisë është përcjellë me thirrje për dorëheqje, derisa pjesëmarrësit mbanin në duar pankarta të shumta si: “Historinë e Kosovës po e shkruajmë me gjak të grave”, “Poshtë patriarkati”, “Drejtësi, jo poezi”,”Burrat vrasin gratë, shteti heshtë”,“Prokuroria i ka duart me gjak”, “Gjykata i ka duart me gjak”, “Policia i ka duart me gjak”, “Shteti i ka duart me gjak”.


Gazetaret dhe reporterët e Telegrafit kanë sjell disa nga mesazhet e protestuesve përmes fotografive.

protesta grate Një protestuese mban një pankartë me mesazhin “Jeta e gruas e vlefshme, pavarësisht a është nanë, motër, bijë!”, pasi që u raportua se gruaja e vrarë te QKUK nuk kishte vëllezër e as prindër.

protesta grate1

Një protestuese tjetër mban pankartën “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave”, duke aluduar në vrasjet e shumta të grave që kanë ndodhur në Kosovë viteve të fundit.

317131720 650659180089335 1782933685803027980 n e1669911636604 “Burrat vrasin gratë, shteti shkruan postime në Facebook”, është një tjetër mesazh që ka vendosur në pankartë protestuesja.

vrasja e grave politike Të shumta janë mesazhet e protestuesve që hedhin akuza në drejtim të politikës për dhunën ndaj grave.

shtatzena 35-vjeçarja e vrarë në QKUK ishte në pritje të një fëmije

urgjence kombetare ​Protestueset kërkojnë që vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare

patriarkati 1 "Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë", kishte shkruar të mërkurën kryeministri Kurti

zjarri protesta Në protestën e mbajtur para Qeverisë së Kosovës, protestuesit ishin të revoltuar

protesta zjarri Si revoltë ndaj vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, janë hedhur disa mjete zjarrvënëse te objekti i Qeverisë. /Telegrafi/