Forcat irakiane të sigurisë, kanë hedhur sot gaz lotsjellës në drejtim të mijëra demonstruesve të cilët kishin mësyrë qendrën e Bagdadit, duke u përpjekur të depërtojnë në Zonën e Gjelbër, vend ky në të cilën gjenden objektet qeveritare, parlamenti dhe ambasadat.

Irak 2


Kryeministri Haidar al-Abadi, i ka bërë thirrje protestuesve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, kurse forcat e sigurisë janë të vendosura që të mbajnë të bllokuara rrugët që qojnë në këtë zonë, por mijëra njerëz të mbledhur në qendër kanë shpërfillur thirrjen e kryeministrit, transmeton Telegrafi.

Irak 3

Në mesin e protestuesve janë edhe ish-mbështetësit e klerikut shiit Moqtada al-Sadr, dhe njerëz nga grupe tjera që janë të pakënaqur me dështimin e qeverisë në bërjen e reformave në luftën kundër korrupsionit, dhe në sigurimin e kushteve më të sigurta të jetesës për irakianët. /Telegrafi/