LAJMI I FUNDIT:

Protesta në Beograd dhe Mitrovicë të Veriut: Kush e vrau Ivanoviqin?

Protesta në Beograd dhe Mitrovicë të Veriut: Kush e vrau Ivanoviqin?
Foto: RFE

Duke ndezur njëmijë qirinj në Beograd, disa qindra qytetarë kërkuan nga autoritetet në Serbi dhe në Kosovë që urgjentisht t’i ndjekin ata që urdhëruan dhe kryen vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Tubimi u mbajt para Kishës së Shën Markut, me ftesë të Opozitës së Bashkuar të Serbisë, saktësisht njëmijë ditë pas vrasjes së Ivanoviqit, udhëheqës i Nismës Qytetare Liria, Demokracia, Drejtësia, në Mitrovicën e Veriut.

Gordana Petroviq nga Beogradi ishte në mesin e të tubuarve.


“Kam ardhur nga revolta e thellë. Nuk mund të pranoj që në një shtet të civilizuar – që do të duhej të ishte ligjor, sepse nëse nuk është ligjor, atëherë nuk është shtet – tash e njëmijë ditë nuk ka asnjë të vërtetë se kush e vrau Oliver Ivanoviqin. Kjo është me të vërtetë e papranueshme. Vrasja e Oliver Ivanoviqit është një e shtënë në të gjithë ne. Dhe, ju lutem ndalojeni atë të shtënë; shtet, ndaloje atë të shtënë”, tha Petroviq.

Zoran Llutovac, kryetar i Partisë Demokratike opozitare në Serbi, tha se është përgjegjësi e madhe e qeverisë që t’i japë përgjigje pyetjes së kush e vrau Ivanoviqin.

“Kjo është një çështje e drejtësisë, një çështje e qëndrimit të shtetit ndaj atyre që qëllojnë në shtet. Sepse, të shtënat mbi Oliver Ivanoviqin janë të shtëna në mendjen e shëndoshë, në një politikë që përpiqej të kuptonte dhe përpiqej të bënte tolerancë“, tha Llutovac.

Njëmijë ditë nga vrasja e Ivanoviqit u shënuan nga qytetarët edhe në Mitrovicën e Veriut, në vendin e vrasjes së tij.

Dejan Nedelkoviq, mik i familjes Ivanoviq dhe një nga organizatorët e tubimit, kujtoi se as sot nuk dihen vrasësit e as ata që dhanë urdhrin.

“Kishte njëmijë ditë heshtje të institucioneve në Serbi, në Kosovë dhe të institucioneve ndërkombëtare për vrasjen e Ivanoviqit. Ai do të jetojë për aq kohë sa secili prej nesh jeton këtu; ne do ta kujtojmë punën dhe veprën e tij. Oliver, shumë faleminderit për gjithçka”, tha Nedelkoviq.

Ivanoviq është vrarë me armë zjarri më 16 janar, 2018, para zyrës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Për këtë krim, deri më tash, askush nuk është dënuar. /Rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori