Site icon Telegrafi

I propozon partneres, pasi ajo gjen unazën në trupin e peshkut që e kishin zënë (Foto)

Një burrë më në fund ka marrë kurajë që t’i propozojë të dashurës, pasi ajo zbuloi një unazë fejese brenda peshkut që ai e kishte zënë.

Christopher Eggington, 50-vjeç, ka pranuar se dëshironte t’i propozonte Sandra Bidgood, 48-vjeçe, prej kohësh, transmeton Telegrafi.

Por, ky moment erdhi kur ajo zbuloi një unazë fejese brenda trupit të peshkut që e kishin zënë gjatë udhëtimin në Chapel St Leonards në Lincolshire.

“Kemi arritur ta zëmë një peshk. Por, është interesant se si shumicën që i kemi zënë i kemi rikthyer në ujë. E të fundit që e kapëm vendosëm ta mbajmë për vete dhe ta përgatisim për darkë. Derisa e dashura [p pastronte e dëgjova duke bërtitur, kur iu afrova e pashë duke mbajtur një unazë në dorë”, ka deklaruar Eggington.

E pasi që ai moment kishte emocionuar shumë partneren e tij, vendosi të gjunjëzohet para saj dhe t’i propozoj, duke u betuar se unazën që ajo e kishte gjetur në barkun e peshkut nuk e kishte futur ai. /Telegrafi/

Exit mobile version