Burri i paemëruar nga Rusia, i ka propozuar martesë të dashurës së tij e cila është infermiere, me anë të unazës që e ka futur në plagën që e kishte në bark.
Videoja që po bën xhiro në rrjetet sociale, e tregon momentin kur ajo emocionohet dhe nuk dinte si të reagonte, derisa pranoi, transmeton Telegrafi.
Nuk janë dhënë detaje se si e ka futur unazën, por në bazë të komenteve thuhet se atë e ka kryer një doktor dhe gjithçka ka qenë nën kontroll.
“Është romantike dhe pak e frikshme të propozohet në këtë formë, gjithsesi shumë e veçantë” është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/
https://youtu.be/u4OTwM5Yjg0