Grant Tibbet nga Indiana e Shteteve të Bashkuara, ka filluar një lidhje romantike me Cassandra Rechar para një viti dhe që atëherë ka ditur se pjesë e tyre do të jetë edhe vajza saj Adrianna.

Andaj, kur vendosi të binte në njërin gju dhe të kërkonte asaj të martoheshin, 29-vjeçari i bëri edhe një propozim vajzës së vogël, transmeton Telegrafi.


Propozoi dy herë te dashures martese dhe bijes se saj kerkoi ti behet baba foto 2 Vajzës së të dashurës i kërkoi t’i bëhet baba

“Pranon të bëhen babai yt, premtoj se do të dua dhe të kujdesem për ty gjatë tërë jetës”, ka thënë Tibbet, ndërsa i ka dhuruar pesëvjeçares një qafore.

Propozoi dy herë te dashures martese dhe bijes se saj kerkoi ti behet baba foto 3 Propozimi i dyfishtë

Që të tre kanë nisur të qajnë, kur vogëlushja ka bërtitur e gëzuar se edhe ajo do ta ketë një baba. /Telegrafi/