Propozimi i dy deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani dhe Arben Gashi për zgjidhjen e problemit rreth kufirit me Malin e Zi megjithëse është përshëndetur nga analistët dhe partitë opozitare, këto të fundit nuk heqin dorë nga qëndrimet e tyre të mëparshme.
Osmani dhe Gashi ditë më parë kanë propozuar që të arrihet një marrëveshje mes subjekteve politike, marrëveshje kjo e cila pastaj do të shndërrohet në rezolutë të Kuvendit- në mënyrë që institucionet e Bashkimit Evropian të votojnë për liberalizimin e vizave pasi të ratifikohet Demarkacioni.
Lidhur me zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë për Telegrafin se propozimi i Visar Ymerit është zgjidhja më e mirë.
“Së pari më duhet te them se ne ende nuk e kemi propozimin e shkruar dhe detajuar se çfarë përmban ajo rezolutë e Kuvendit. Ju e dini që më 27 shtator, përmes një konference për medie, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri, ka paraqitur 5 pika të cilat dërgojnë deri te zgjidhja për situatën aktuale dhe çështjen e demarkacionit. Deri më tani, sikur edhe gjitha propozimet tjera, edhe kjo, është injoruar nga Qeveria e Isa Mustafës. Ky propozim është zgjidhja më e mirë për këtë sepse në pikën 2 të tij thuhet të formohet një komision partiak e mbipartiak për këtë çështje”, ka thënë Haxhiu.
Në anën tjetër shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se angazhimi i secilit, për të gjetur zgjidhje e për të rregulluar problemin e marrëveshjes së demarkacionit, duhet të përshëndetet e të mirëpritet.
“Edhe angazhimi i deputetëve në fjalë është i mirëseardhur, sepse kjo tregon që jo vetëm qytetarët, opozita dhe ekspertët janë kundër këtij versioni të demarkacionit, por edhe deputetë të mazhorancës të cilët po angazhohen konkretisht në zgjidhjen e këtij ngërçi”, ka thënë Lekaj për Telegrafin.
Lekaj ka theksuar se procesi i liberalizimit të vizave do të duhej të përfundojë pa marrë parasysh problemit të demarkacionit, e kjo për faktin se nëse vazhdohet sipas tij të qesin kushte të tilla BE-ja, kjo çështje do të mbetet pafundësisht e pa zgjidhur, dhe do të ishte padrejtësi e madhe për njerëzit e Kosovës, që kanë mbetur në geto, të vetmit në rajon.
“Si Aleancë e kemi thënë shumë herët që partitë politike parlamentare do të duhej shumë kohë më parë t’i drejtoheshin instancave me të larta vendimmarrëse të BE-së që tema e demarkacionit të hiqej nga kushtet për liberalizimin por me kushtin që kjo çështje të zgjidhej në afatin me optimal, pa e dëmtuar Kosovën.
Deputetët e AAK-së, në Kuvendin e Republikës së Kosovës e kanë ngritur shqetësimin e mos implementimit të rezolutave që i ka nxjerrë ndër vite Kuvendi i Kosovës, një të tillë e kemi edhe për demarkacionin, por që është anashkaluar nga qeveria duke mos u përfillur kërkesat e Kuvendit”, u shpreh Lekaj, duke shtuar se është e kotë të flasësh me këtë qeveri përmes rezolutave.
Më tej, Lekaj ka theksuar se nëse në atë rezolutë do të thuhet që ky version i demarkacionit do të kthehet në pikën zero dhe do të shkarkohet Komisioni qeveritar për demarkacionin, e të fillonte gjithçka nga fillimi, do të shikohet mundësia e mbështetjes së asaj rezolutë.
“ Qëndrimi ynë është i njohur, asnjë propozim i cili nuk e shpallë të pavlefshëm këtë draft të demarkacionit, nuk e ka përkrahjen tonë. Ne jemi falënderues për të gjithë ata që janë angazhuar në vazhdimësi që ky version të mos kalojë e të mos jetësohet, por konsiderojmë që ende ka nevojë për unitet të qytetarëve, ekspertëve e të deputetëve pa dallim, që të mos lejojmë befasi nga qeveria e Komisioni i saj lidhur me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi”, tha Lekaj.
Për dallim nga Vetëvendosje e AAK, Nisma për Kosovën ka thënë se nuk i komenton qëndrimet individuale.
“Sa i përket çështjet së demarkacionit Nisma për Kosovën e ka qëndrimin e saj tash e sa kohë publik, prandaj nuk mund t’i komentojë qëndrimet individuale”, ka thënë shefja e GP-së të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami.
Ndërkaq deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi i cili ka qenë më i zëshmi sa i përket kundërshtimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ka mbështetur propozimin e dy bashkëpartiakëve të tij.
“Çdo propozim për ruajtjen e territorit dhe dalje nga situata është e pranueshme”, ka thënë shkurt për Telegrafin, Bulliqi.
Në anën tjetër edhe analisti Imer Mushkolaj ka mbështetur propozimin për rezolutë të Vjosa Osmanit e Arben Gashit.
Mushkolaj ka theksuar se demarkacioni duhet të zgjidhet me pajtimin e të gjitha palëve, qoftë edhe nëpërmjet një rezolute.
“Zgjidhja duhet të jetë e atillë që t’i hapë rrugë liberalizmit të vizave. Është e domosdoshme që çështjes së demarkacionit t’i jepet një përgjigje, qoftë edhe duke e lënë të hapur mundësinë për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Mushkolaj për Telegrafin.
Rezoluta e propozuar nga Vjosa Osmani e Arben Gashi do të përmbante disa pika të cilat do të çojnë drejt një zgjidhje të duhur për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Osmani sot ka treguar për Telegrafin se është propozuar që të gjitha forcat politike të negociojnë tekstin e një Rezolute dhe ta përkrahin me votë.
“Një Rezolutë e tillë do të përmbante: Përkushtimin që procesi i demarkacionit me Malin e Zi të përfundojë sa më shpejtë; të caktohet afati brenda të cilit do të rinegociohej me këtë shtet; të përcaktohet afati për zgjidhje të tjera alternative (p.sh arbitrazh, nëse rinegociimi nuk ka sukses); dhe, të rikonfirmohej përkushtimi që të arrihet marrëveshje në mirëbesim duke ruajtur raportet e fqinjësisë së mirë”, ka thënë ajo./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës