LAJMI I FUNDIT:

Propagandistët e Putinit gjejnë koka derri para dyerve të shtëpisë

Propagandistët e Putinit gjejnë koka derri para dyerve të shtëpisë

Kokat e prera të derrave janë lënë para shtëpive të tre propagandistëve rusë gjatë shtatë ditëve të fundit.

Novaya Gazeta shkruan se kolumnisti i RIA, Timofey Sergeytsev, fotoreporteri i TASS, Mikhail Tereshchenko dhe analisti ushtarak Konstantin Sivkov gjetën koka derri të prera në pragjet e tyre, transmeton Telegrafi.

Sergeytsev mori pakon me kokën e derrit më 26 shtator, Sivkov më 20 shtator dhe Tereshchenko më 19 shtator.


Konfliktet etnike në rritje te trupat ruse: Nazistët nuk janë në anën tjetër, ata janë mes nesh
Lexo po ashtu Konfliktet etnike në rritje te trupat ruse: Nazistët nuk janë në anën tjetër, ata janë mes nesh

Katër pako të tjera me koka derri thuhet se u gjetën gjatë kontrollit në shtëpinë e njeriut që ia dorëzoi pakon Tereschenkos.

Megjithatë, policia ruse nuk ka përcaktuar se kush qëndron pas këtyre akteve.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti raportoi se policia konfirmoi se një hetim ishte hapur.

Të tre propagandistët rusë kanë marrë kërcënime edhe më parë. Sergeytsev njihet si autori i librit “Çfarë duhet të bëjë Rusia me Ukrainën”, botuar në prill të vitit të kaluar, në të cilin ai argumentoi për “de-ukrainizimin, de-banderizimin dhe de-evropianizimin e Ukrainës”. /Telegrafi/