Adria Barich vendosi t’i bëjë verën e këtij viti më të këndshme qenit të saj golden retriever, Oatmeal.

Ia bleu një shtrat me ajër ku ai mund të pushojë ndërkohë që është në pishinë, dhe i ëmbli Oatmeal po shijon çdo sekondë të freskisë dhe larjes në ditët e nxehta të verës.


“Oh, sa do doja të isha Oatmeal që po pushon në pishinë në një ditë të ngrohtë vere”, shkroi Adria në përshkrimin e videos që u bë shkak për qeshje në fytyrat e mijëra përdoruesve të Instagramit.

Ndërsa pjesa më e madhe e trupit të qenit ëmbël është mbi shtratin, këmbët i ka të relaksuara në ujë, dhe dukej sikur ishte gati të zhytej në gjumë duke u freskuar në hijen e pishinës.

Shumë përdorues në komente lavdëruan Adriën që kujdeset kaq shumë për qenin e saj dhe i siguron gjithçka për një verë të vërtetë relaksuese. /Telegrafi/