Pronari tregonte se çfarë bënte qeni sa herë që e shikonte gjatë përkëdheljes

Kafshët shtëpiake, veçanërisht qentë, pothuajse çdo ditë na kujtojnë me sjelljen e tyre se si duket dashuria për dikë.
Një nga shembujt e shumtë është lidhja mes një burri, Devin, dhe qenushes së tij Lily.
Devin ndau në Instagram një video shumë të ëmbël ku tregon se çfarë bën Lily sa herë që ai e shikon, dhe pak të thuash, pamja të bën të buzëqeshësh.
Për të realizuar videon, Devin bëri një eksperiment duke e parë Lily dhe ajo përsëri bëri të njëjtën gjë – mbështeti kokën e vogël, e pastaj edhe gjithë trupin mbi të.
“Ajo e bën këtë çdo herë që e shikoj,” shkroi Devin, ndërsa videoja e tij u bë virale me më shumë se gjashtë milionë shikime.
Ky moment i ëmbël i përkujtoi shumë njerëz lidhjen që kanë ndërtuar me kafshët e tyre, dhe disa madje shkruan se ky kujtim u tregoi pse quajmë qentë shokët më të mirë. /Telegrafi/


































