LAJMI I FUNDIT:

Pronarët e Romës shumë pranë finalizimit të blerjes së klubit francez

Pronarët e Romës shumë pranë finalizimit të blerjes së klubit francez

Pronarët e Romës, Dan dhe Ryan Friedkin janë gati të blejnë një tjetër klub evropian pas gjigantit italian.

Biznesmenët amerikan dy vite më parë kanë blerë Romën dhe tani Giallorosët janë në rrugë të mirë për tu bërë një skuadër konkurruese në Itali dhe Evropë.

Është skuadra franceze AS Cannes që është shumë pranë shitjes nga pronarët aktual tek presidenti i Romës.


RMC Sport ka raportuar se Dan Friedkin, pronar i The Friedkin Group do të bëhet president i ri i skuadrës franceze.

“Asgjë nuk është firmosur ende, por një gjë e tillë është shumë afër të ndodhë”, ka thënë Anny Choutarde presidentja aktuale e klubit franceze.

AS Cannes bën gara në ligën e tretë të Francës, derisa është njëherë fitues i Kupës së shtetit në vitin 1932.

Dan Friedkin e kishte blerë Romën së bashku me birin e tij Ryan Friedkin në gushtin e vitit 2020 për 591 milionë euro.

Ndërkohë sa i përket blerjes së klubit francez, një gjë e tillë pritet të bëhet gjatë muajit maj mes datave 17 deri më 25 maj sipas mediumit francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori