Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është e shqetësuar pasi Prokuroria Speciale ka mbyllur hetimet për rastin e pronës milionëshe në Veternik, e cila pronë dyshohet se u fitua përmes mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, bazuar në një zarf të ardhur përmes Postes “DHL Serbia”.
Ministrja Haxhiu thotë se me këtë rast dëshmohet se si funksionon drejtësia në Kosovë, dhe se në mënyrë të falsifikuar i merret prona qytetarit dhe në mënyrë të falsifikuar nga Serbia po ashtu, mbyllet rasti në dëm të qytetarit, transmeton Telegrafi.
“Rasti me tokën në lagjen “Veternik” të Prishtinës dhe kjo që ndodhi me zarfin që sipas raportimeve del të jetë dokument i falsifikuar nga Beogradi, me të cilin dokument, Prokuroria Speciale mbylli hetimet është vërtetë shembull se si ka funksionuar e funksionon ende drejtësia në Republikën e Kosovës. Pra, në mënyrë të falsifikuar i merret prona qytetarit dhe në mënyrë të falsifikuar nga Serbia po ashtu mbyllet rasti në dëm të qytetarit”, thuhet në reagimin e ministres.
Tutje, ajo ka shkruar se si “subjekt politik në Kuvend kemi folur për drejtësinë e kapur dhe nevojën për vetting si të vetmen mundësi për të dalë nga ky qark i mbyllur”.
“Që prej marrjes së mandatit pa rreshtur kemi punuar në përgatitjen e dokumenteve që do të fillonin procesin e vettingut, prej të cilit proces do të pastrohej vet sistemi i drejtësisë e do të rikthehej kredibiliteti e besueshmëria në këtë pushtet mjaft të rëndësishëm për Republikën.
Mirëpo ka pasur një siklet dhe rezistencë nga qarqe të ndryshme, sa në politikë sa në drejtësi ndaj këtij procesi, ndërkaq kemi parë për këto 4 vite qeverisje se si qindra lëndë janë dorëzuar vetëm nga kabineti qeveritar me afera nga kohët e kaluara për të cilat në asnjë rast të vetëm nuk kemi parë të jetë ndërmarrë diçka nga ana e Prokurorisë Speciale”, ka pohuar ministrja.
Tutje, ajo ka shtuar se “në anën tjetër, kemi parë që ndaj qeverisë, ministrave e zyrtarëve të subjektit prej nga jemi, ka pasur reagime e impulse nga ana e kësaj Prokurorie, madje edhe për statuse facebook-u se lëre më diçka më shumë”.
“Mirëpo, sa i përket rastit të tokës në Prishtinë e cila, siç pretendohet, i është marrë familjes përmes falsifikimit të dokumenteve fillimisht ka pasur ndjekje penale për disa persona. Por, çështja ka vazhduar edhe më tutje, kur aty kanë vazhduar punimet, pavarësisht rastit në Gjykatë. Familja ka prezantuar disa fakte të lidhjes së vet të arrestuarve e përndjekurve në këtë rast me vet familjen e Kryeprokurorit aktual të Speciales”.
Lidhur me pronën në Veternik, Haxhiu thotë se i ka dërguar letër edhe organeve kompetente në Serbi, por që asnjëherë nuk kanë pranuar përgjigje.
“Në vazhdën e zbardhjes së këtij rasti, si ministri e Drejtësisë, në kuadër të kompetencave tona ligjore, kemi dërguar letër në organet kompetente në Serbi për të marrë përgjigje në lidhje me të vërtetën e pronës. Por, asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje siç nuk marrim kurrë nga ta për shkak të problemeve politike.
E, javën e kaluar në media u publikua se rasti është mbyllur për këtë çështje nga Prokuroria Speciale pas një zarfi që kinse paska ardhur nga Serbia në Kosovë, ku jepet përgjigja për të vërtetën e provës”.
“Ndërkaq, mbrëmë siç u raportua, u mohuan se nga institucionet atje është dërguar kjo letër, çka e bën edhe më inkriminuese situatën ku nxit dyshime se është përfshirë vet Prokuroria Speciale.
Danilo Radunoviq, përgjegjës i Departamentit të Arkivave të Entit Republikan i Gjeodezisë në Serbi, ka thënë se ata nuk kanë asnjë lidhje me ketë dërgesë, thuhet në publikimin e djeshëm”, ka pohuar ministrja.
Haxhiu thotë se lidhur me rastin, autoritet përgjegjëse duhet të hetojnë mbylljen e dyshimtë të këtij rasti përmes dokumenteve të falsifikuara.
“Si ministre e drejtësisë, jam vërtetë e shqetësuar me gjithë këtë rast, veçanërisht, dhe me pretendimet e përfshirjes edhe të akterëve institucional të drejtësisë në këtë rast të kësaj prone, që nga vet prona deri te mbyllja e rastit me dokumente të falsifikuara. Autoriteti përgjegjës me urgjencë duhet të hetojë mbylljen e dyshimtë të këtij rasti nga Prokuroria Speciale përmes dokumenteve të falsifikuara dhe të trajtojë po ashtu shqetësimet e faktuara të familjes së dëmtuar për lidhjet në këtë rast të vet prokurorëve special të Kosovës me vet pronën konkrete”, është shprehur Haxhiu.
Ministrja ka deklaruar se drejtësia ka kuptim veç kur e mbron të dobëtin nga i forti e i pushtetshmi.
“Kur i pushtetshmi lidhet me krimin aty krimi bëhet i organizuar dhe institucional. Aty bie edhe drejtësia, demokracia e republika. Dhe kjo nuk duhet të tolerohet”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

PTHP Shkup ngre aktakuzë ndaj tre personave, dyshohen për djegien e një lokali

A do të na gjej fundi i marsit me Kuvend të konstituar e qeveri të formuar?

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme dhe pa pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

I dënuar me 21 vite burg në Itali, kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj publikon videon të Tiranës ndër vite

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit