Promovohet libri “Shtëpia me gjak në mure”, që dëshmon për krimet serbe në Kosovë

25 vjet më parë më 17 prill 1999 forcat serbe vranë 53 shqiptarë, përfshirë 24 fëmijë, në një nga masakrat më të rënda të luftës së Kosovës, në fshatin Poklek të komunës së Drenasit.
Ndërsa, sot në po këtë shtëpi është promovuar libri “Shtëpia me gjak në mure”, nga autori Afrim Hysenaj, shkruan Telegrafi.
Fadil Muqolli, i cili humbi 14 anëtarë të familjes në po këtë masakër tha se botimi i këtij libri e ka gëzuar, pasi në hapësirat e atij oborri që nga pas lufta nuk ka përjetua gëzim.

“Prej mas lufte e deri sot më ka ndodh veç dy herë me u ndie mirë. Kur ja kanë fillua me punua këtu edhe kjo ditë që u përurua libri. Ditë më të mirë nga lufta rreth këtij vendi unë nuk kam përjetua. Ndoshta njerëzit nuk e kuptojnë e ju duket e çuditshme mu ndie mirë që është shkrua një libër që janë vra 14 anëtarë të familjes, veç unë jam ndjerë jashtëzakonisht mirë. I falënderoj të gjithë dhe ju jam mirënjohës”, tha ai.
Afrim Hysenaj, autori i librit tha se idenë për ta shkruar librin e ka pas që nga koha e luftës kur edhe ka ndodhur Masakra e Poklekut.
“Monografia për librin “Shtëpia me gjak në mure”, është shkruar për krimin më çnjerëzorë në fund shekullin e XX, i njohur në opinionin vendor dhe ndërkombëtarë me emrin Masakra e Poklekut e kryer nga forcat e armatosura serbe me 17 prill 1999. Idenë për këtë libër e kam pas që në kohën e luftës, pastaj edhe pas luftës. Me të mbijetuarit e krimit dhe me familjarët e tyre, e pas vizitave të shpeshta në këtë vend me përplot dhimbje dhe kujtesë, pas më shumë se dy vitesh punë dhe angazhim të pandalshëm me familjet Muqolli, Elshani, Caraku dhe Hoxha, dhe pas përkrahjes nga Ministria e Kultures dhe shtëpia botuese Armagedoni, arritëm ta botojmë këtë libër”, tha ai.

Ndër të tjera ai u shpreh se e ka ndjerë obligim kombëtar që ta dokumentonte secilin rrëfim te të mbijetuarve dhe familjarëve të dëshmorëve.
“Sa herë që vijë këtu sa herë që takohem me familjarët e të mbijetuarve, e sa herë që dëgjoja rrëfimet e tyre obligimi kombëtarë më shtohej për ta dokumentuar gjenocidin e Serbisë në Kosovë.
Në këtë libër flasin të mbijetuarit dhe dëshmitarët, kujtesa e tyre ende është e freskët, traumat e tyre u vlojnë në shpirt dhe mendje. Gjurmët e krimit ende janë këtu në shtëpinë e shpallur muze”, tha ai.
Në mesin e gjashtë të mbijetuarve të masakrës ishte Elhame Muqolli, e cila tha se tanimë ka pak shpresë që dikush do të dalë para drejtësisë.

“Me 17 prill 1999 tragjedia dhe dhimbja na goditën në mënyrën më të pamëshirshme por ajo ditë shënoi gjithashtu një luftë të re për ne, luftën për të dëshmuar dhe kërkuar drejtësi. kjo betejë është bërë pjesë e përditshmërisë sonë, një përpjekje e vazhdueshme që zëri ynë të dëgjohet në Kosovë dhe përtej saj. Ka kaluar një çerek shekulli dhe unë qëndroj para jush me pak shpresë se do të shoh oborret e këtij krimi para drejtësisë gjatë jetës sime”, tha ajo.
Në këtë promovim të librit mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe figura të tjera të rëndësishme shtetërore e politike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës