Prokuroria: I vrari në Veternik, 40 vjeçar nga fshati Makovc

Zëvendësprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha, ka dhënë për KALLXO.com se personi i vrarë natën e mbrëmshme në lagjen Veternik është një 40 vjeçar nga fshati Makovc.
“I vrari është nga fshati Makovc dhe është i moshës 40 vjeçar. Rasti është duke u trajtuar si vrasje, në shtëpinë e pronarit kanë hyrë 4 persona ku edhe ka pasur shkëmbim të armëve të zjarrit. Hetimet janë duke vazhduar dhe për detaje të tjera do të ju informojmë më vonë”, ka thënë Berisha.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































