LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria të ketë departament të veçantë për korrupsionin

Prokuroria të ketë departament të veçantë për korrupsionin

Në Kosovë janë formuar agjencione për luftim të korrupsionit por kjo praktik ka dështuar sepse po përballemi me shkallë të lartë të korrupsionit, luftimi i së cilit do të duhej të bëhej nga një departament i veçantë brenda Prokurorisë së Kosovës.

Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me “Procedimin dhe miratimin e Projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikuar”.

Albulena Haxhiu, ka thënë se arsyeja për këtë tryezë jete është marrja e propozimeve para se ligji të procedohet në Kuvend, pasi deri tash është diskutuar kohë të gjatë për luftimin e krimit dhe korrupsionit por ende nuk është arritur të adresohet ky problem në aspektin ligjor.


Sipas saj, shqetësim mbetet fakti që Qeveria ka hequr dorë që këtë projekligj ta parasheh ne strategjinë legjislative për vitin 2017.

“Qëllimi i projekligjit ka të bëjë me legalitetin e pasurisë, qëllimi është zgjerimi i kompetencave të prokurorisë dhe gjykatave sa i përket krimit dhe korrupsionit. Në Kosovë janë formuar agjencione për luftim të korrupsionit, por kjo praktik ka dështuar sepse ne përballemi me shkallë të lartë të korrupsionit. Ka ardhur koha për një departament të veçantë brenda prokurorisë i cili do të merret vetëm me luftën e krimit të organizuar dhe korrupsionin. Është koha e fundit kur Kosova duhet ta ketë të kompletuar pakon ligjore kundër korrupsionit”, tha ajo.

Kurse, Artan Demhasaj shpjegoi se kanë kërkuar që të ketë bazë të re ligjore për konfiskim të pasurisë së paligjshme.

“Duhet sqaruar kuptimin e ligjit anti mafia se a ka me i perfshi të gjitha shtresat e shoqërisë në Kosovë, është nevoja të ekzistojë ligji anti mafia”, tha ai.

Dren Ajeti nga grupi për studime juridike tha se përkrahin idenë të mos krijohen agjenci të reja sepse është ngarkuar buxheti por brenda Prokurorisë dhe gjykatave të krijohen departamente të veçanta që merren me pasurinë e pajustifikueshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori