13 ditë pas ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistim, ende nuk janë marrë vesh me Kryeministrin për orën dhe vendin e intervistimit.
Prokuroria Speciale ka zgjedhur t’i përgjigjet me heshtje propozimit të Kryeministrit që intervistimin në cilësinë e dëshmitarit për një rast që po hetohet ta kryejnë në Zyrën e Kryeministrit.
Specialja nuk i është përgjigjur as tri termineve që Kurti i ka ofruar, një të premten dhe dy për këtë javë.
TV Dukagjini ka insistuar edhe që të mësojë nëse Prokuroria Speciale është pajtuar për vendin dhe kohën për intervistim, por edhe të hënën sikurse të premten kanë zgjedhur të heshtin.
Edhe nga Zyra e Kryeministrit nuk kanë lëvizur nga oferta e fundjavës.
Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu televizionit i ka thënë se nuk ka diçka të re prej përgjigjes së fundit.
Megjithatë Kryeziu në përgjigjen e fundit kishte dhënë edhe një detaj interesant ku kishte treguar se edhe në të kaluarën ka pasur intervistim të Kryeministrave në zyra qeveritare.
Avokati Musa Damati ka aluduar në ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, për të cilin ka thënë se bashkë me një ish-ministër janë intervistuar në Zyrat e tyre të Qeverisë për rastin e 53 milionëshit në autostradën për Shkup.
Por, kryetari i AAK-së, ka mohuar këtë.
“Nuk ka informacione për intervista në Zyre të Qeverisë”, i ka thënë Haradinaj televizionit. Ndërkaq në pyetjen shtesë se a e konfirmon se nuk është intervistuar asnjëherë në Zyrën e Kryeministrit për asnjë çështje, as nga Prokuroria e as nga Policia, Haradinaj është përgjigjur me “Po”. Pra e ka mohuar çfarëdo intervistimi.
Mirëpo, TV Dukagjini nga burimet e veta ka mësuar se në Zyrën e Kryeministrit, Haradinaj e kishte dhënë vetëm një deklaratë për Policinë, por në cilësinë e ish-deputetit të pranishëm në kohën kur hidhej gazi lotsjellës nga opozita.
Edhe ministrja e Drejtësisë është shprehur në vijë me Zyrën e Kryeministrit. Ajo ka folur për propozimin e Kurtit, duke insistuar se Prokuroria Speciale me këto veprime ka tendencë për ta minuar punën e Qeverisë dhe për ta dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosje.
“Nuk është diçka e pazakontë, nuk është diçka e paligjshme, prandaj nëse Prokuroria Speciale është e interesuar që ta marrë dëshminë e kryeministrit, lirisht mund t’i përgjigjet kërkesës së kabinetit Kurti”, ka thënë Albulena Haxhiu – ministre e Drejtësisë.
Ftesa e Prokurorisë Specialë për intervistimin e Kurti mbanë datën 10 dhjetor, rrjedhimisht janë bërë 13 ditë nga ftesa për intervistimin e dëshmitarit që po i fton në Zyrën e Kryeministrit.
Sipas Kodit të Procedurës Penale, pas dy refuzimesh pa arsye që gjobiten, mund të kërkohet burgim deri në 1 muaj për dëshmitarin që refuzon të bashkëpunoj me organet e drejtësisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit