LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria s’ka filluar ende hetimet për ‘Pronto II’

Prokuroria s’ka filluar ende hetimet për ‘Pronto II’

Edhe pas publikimit në vazhdimësi të skandaleve të zyrtarëve të lartë të PDK-së të njohura tashmë si Pronto II, prokuroria e shtetit ende nuk ka  nisur hetimet.

Gazeta “Zëri” mëson zyrtarisht se ende janë duke u shqyrtuar këto raste për të parë nëse ka elemente të veprës penale.

“Siç ju kemi informuar edhe më parë se Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka krijuar ekipin e prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të cilët do të verifikojnë dhe analizojnë përmbajtjen e transkripteve të telekomunikimeve të përgjuara në rastin e MTPT-së”, ka thënë për “Zëri”, Hekrem Luftiu, zëdhënës i Prokurorisë së Shtetit, transmeton zeri.info.


Ky komision do të ketë objekt të analizimit dhe vlerësimit të gjitha ato materiale-transkripte origjinale të përgjimeve të telekomunikimeve, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në aktakuzën e ngritur, kundër ish-zyrtarëve të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, nga ana e prokurorit ndërkombëtar të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Nëse do të gjenden elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale, të cilat do të mund të ndiqen penalisht, prokuroria do t’i filloj hetimet për ato vepra penale, pavarësisht se nga kush mund të jenë kryer”, ka thënë Lutfiu për të shtuar se  për momentin prokurorët janë duke i analizuar dhe vlerësuar të gjitha materialet e transkriptit të përgjimeve. /Zeri/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori