LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Publike: Kemi pranuar autorizim nga Janeva për lëndët e PSP-së

Prokuroria Publike: Kemi pranuar autorizim nga Janeva për lëndët e PSP-së
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut përmes një kumtese informon se sot gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkup, ka dorëzuar njoftim nga prokurorja speciale Katica Janeva, të cilën e ka pranuar përmes burgut të Shkupit.

Siç thonë nga Prokuroria Publike, në njoftim thuhet se Prokuroria Speciale i autorizon prokurorët e PSP-së që lëndët e tyre t’i dorëzojnë në Prokurorinë Publike të Maqedonisë së Veriut.

“Gjithashtu, në Prokurorinë Publike është pranuar njoftim me kërkesën e informacioneve nga Prokuroria Speciale, në të cilën është dorëzuar edhe autorizimi”.


“Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut i shqyrton këto parashtresa, me çka opinioni do të njoftohet në kohë”, thonë nga Prokuroria Publike.

Ndryshe, sot prokurorja speciale Katica Janeva nga burgu ka autorizuar prokurorët e PSP-së që lëndët e tyre t’i dorëzojnë tek Prokuroria Publike.

Akoma nuk ka informacione zyrtare se pse Janeva e ka bërë këtë veprim, ndërsa juristët këtë e kanë cilësuar kontestuese, duke thënë se Janeva nuk mund të japë urdhra nga burgu./Telegrafi/

Janeva nga burgu jep urdhër që të barten lëndët e PSP-së në Prokurorinë Publike
Lexo po ashtu Janeva nga burgu jep urdhër që të barten lëndët e PSP-së në Prokurorinë Publike

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori