Shtetasit turk me inicialet U.T, i është ndërprerë masa e paraburgimit me zëvendësimin e masës së lirimit në dorëzani i cili ditë më parë ishte arrestuar nga organet e Policisë së Kosovës në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar nën dyshimin për dhënien e ndihmës financiare organizatave që kanë lidhje me Lëvizjen Gylen në Kosovë.
Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin prokurori i rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, Ali Rexha.
Rexha tregoi se janë duke pritur prova nga Ambasada e Turqisë në Kosovë për t’i paraqitur ato në seanca gjyqësore.
“Po presim prova nga Ambasada e Turqisë në Kosovë, ndërsa Gjykata vendos a ka bazë për ekstradim apo jo. Është në dorëzani, pranë familjes së vet. Çka kam prova i prezantoj, përndryshe në fund gjykata vendos”, ka thënë prokurori Rexha.
Edhe avokati i tij, Adem Vokshi në një prononcim për Telegrafin ka treguar se personi është liruar me një garancion bankarë prej pesë mijë euro, i është marrë pasaporta dhe personi në fjalë ka premtuar se nuk ka për ta lëshuar Kosovën deri në përfundimin e procedurës së ekstradimit.
Ai po ashtu tha se në bazë të marrëveshjes që Kosova ka me shtetin turk dhe në bazë të ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar ekstradimi nuk lejohet për dy arsye: për bindje politike dhe nëse ai person për të cilën kërkohet ekstradimi mund t’i nënshtrohet torturave apo trajtimit çnjerëzor në shtetin që e kërkon.
“Në bazë të marrëveshjes që ka Republika e Kosovës me Republikën e Turqisë për ekstradim është neni 3 i cili thotë se nuk lejon ekstradimin për dy arsye: nëse janë në pyetje bindjet politike dhe nëse ai person për të cilën kërkohet ekstradimi mund t’i nënshtrohet torturave apo trajtimit çnjerëzor në shtetin të cilin e kërkon. Edhe ligji për Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtarë në lëmin penale të Kosovës i cili në nenin 17 po ashtu parasheh mos ekstradim për bindje politike apo nëse është i kërkuar për trajtim mizor dhe çnjerëzor”, ka thënë Vokshi.
Ndryshe, ditë më parë shtetasi turk me inicialet U.T ka qenë në ndalim që nga data 27.10.2017 nga organet policore të Kosovës në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar nën dyshimin për dhënien e ndihmës financiare organizatave të Lëvizjes Gylen në Kosovë. Gjykata Themelore fillimisht i kishte caktuar 40 ditë paraburgim atij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Të gjithë të lënduarit nga zjarri në Koçan të cilët janë transferuar në Bullgari janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Konjufca ngushëllon familjen Thaçi: Haxhi Thaçi do të jetojë në kujtimet e të gjithëve

Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore