LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria fillon hetimet pas deklaratës së Thaçit se Kurti, Abazi dhe Sveçla kanë hyrë në dhomën e përgjimeve në PTK

Prokuroria fillon hetimet pas deklaratës së Thaçit se Kurti, Abazi dhe Sveçla kanë hyrë në dhomën e përgjimeve në PTK

Prokuroria Speciale ka nisur hetimet pas deklaratës së mbrëmshme të presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin Haki Abazi dhe ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, kanë hyrë në dhomën e përgjimeve në PTK dhe se aty kanë ndalur kamerat për tri ditë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu, konfirmoi për Telegrafin se tashmë kanë filluar me grumbullimin e informatave.

“Ju njoftoj se Prokurori i Shtetit është në fazën e grumbullimit të informatave për të vërtetuar nëse ekzistojnë elementet e veprës penale, që ndiqet sipas detyrës zyrtare”, tha ai.


Ndryshe, Thaçi mbrëmë ka thënë se Kurti, Abazi dhe Sveçla duhet të përballen me drejtësinë, pasi që nuk kanë të drejtë të hyjnë në dhomën e përgjimeve.

“Pse ky grup ka shkuar në dhomën e përgjimeve dhe kanë ndalë kamerat për tri ditë. Çka kërkon kryeministri në dhomën e përgjimeve? Kjo është vepër penale. Ata duhet të përballen me drejtësinë, pasi kanë bërë vepra shumë të këqija. Kanë ndalur kamerat duke bërë shkelje penale. Nuk ka dyshim këtu”, kishte deklaruar Thaçi.

Pas deklaratës së Thaçit ka reaguar ashpër Kurti.

Kurti ka pohuar se deklarimet e Thaçit janë gënjeshtra dhe se me to duhet të merret Prokuroria.

“Ato janë gënjeshtra, janë shpifje. Problemi me gënjeshtarët është që nuk mund të gënjejnë njëherë, duhet të gënjejnë përditë, madje disa herë në ditë. Të gjitha ato shpifje për neve nuk besoj se duhej të ishin vetëm pyetjet e juaja për mua por edhe pyetjet e prokurorit të shtetit për presidentin”, ka thënë Kurti sot para mediave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori