LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 15° cloudy

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj drejtoreshës së Inspekcionit – PDK në Gjilan: E inskenuar për ta larguar nga pozita

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj drejtoreshës së Inspekcionit – PDK në Gjilan: E inskenuar për ta larguar nga pozita

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj drejtoreshës së Inspekcionit, Entela Hyseni, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, çka ka nxitur reagimin e kryetarit të degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti.

Rashiti ka fajësuar kryetarin e komunës, Alban Hysenin, duke e cilësuar drejtoreshën si viktimën e radhës të udhëheqjes së tij.

“Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan ndaj drejtoreshës së Inspekcionit, znj. Entela Hyseni, është dëshmi e qartë se si Alban Hyseni është zhytur në korrupsion dhe krim urbanistik, duke u fshehur pas emërimeve të grave në pozita udhëheqëse”, deklaroi Rashiti.


Ngrihet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Inspeksionit në Gjilan, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Lexo po ashtu Ngrihet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Inspeksionit në Gjilan, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ai gjithashtu ka ngritur dyshime për një marrëveshje të koordinuar mes Prokurorisë dhe kryetarit të komunës për largimin e drejtoreshës nga pozita e saj përmes aktakuzës.

“Në rrethana normale, pas një aktakuze të ngritur, duhet të pasojë dorëheqja nga posti udhëheqës. Kryetari i komunës i ka hapur rrugën largimit të saj për arsye që pritet të dalin në publik nga zyrtarët komunalë, nëse ata marrin guximin të ekspozojnë veprimet e tij”, ka shtuar ai.

Rashiti ka rikujtuar se PDK-ja ka reaguar vazhdimisht për situatën urbanistike në Gjilan dhe ndërtimet pa leje, duke akuzuar udhëheqjen komunale për mungesë veprimi.

“Prej tre vitesh, ndërtimet pa leje kanë vazhduar pa pengesa në qytetin e Gjilanit. Ne kemi ngritur shqetësime për gjendjen e drejtoreshës së Inspekcionit, e cila, për shkak të kërcënimeve dhe shantazheve nga kryetari i komunës, ka zgjedhur të heshtë”, ka theksuar Rashiti. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Kombëtarja e Shqipërisë
Vrasja në Stranovc të Vushtrrisë – gjithçka që dihet tani

Vrasja në Stranovc të Vushtrrisë – gjithçka që dihet tani

Lajme
Pesë shenjat e horoskopit që do të jenë më me fat këtë pranverë

Pesë shenjat e horoskopit që do të jenë më me fat këtë pranverë

Astrologji
Raporti i tyre, krisja e deri te kërkim-falja, Gjesti ia thotë të gjitha Egli Takos

Raporti i tyre, krisja e deri te kërkim-falja, Gjesti ia thotë të gjitha Egli Takos

Magazina
“Kur të dalë nga shtëpia do të zhdukem nga ti” - Egli Tako i kërkon llogari Gjestit për deklaratën e fortë

“Kur të dalë nga shtëpia do të zhdukem nga ti” - Egli Tako i kërkon llogari Gjestit për deklaratën e fortë

Magazina
Qytetarët e Kroacisë raportojnë për spirale të çuditshme në qiell

Qytetarët e Kroacisë raportojnë për spirale të çuditshme në qiell

Kroacia
Kalo në kategori