LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria në Shkup nis hetim ndaj tre personave, tentuan të grabitnin para nga një person brenda kazinosë

Prokuroria në Shkup nis hetim ndaj tre personave, tentuan të grabitnin para nga një person brenda kazinosë

Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë ka kërkuar paraburgim për një person dhe masa kujdesi për dy të tjerë, njëri prej të cilëve është në arrati.

Nga Prokuroria thonë se ata më 11 maj kanë hyrë në një kazino në rrugën e Kaçanikut në Shkup, ku kanë tentuar të marrin para në mënyrë të jashtëligjshme.

“Të dyshuarit fillimisht kanë sulmuar një person që po luante në aparatet për lojëra të fatit dhe kanë filluar ta godasin duke i kërkuar që t’u jepte paratë. Pasi i dëmtuari ka rezistuar, ata e kanë tërhequr me forcë në një kabinë, kanë vazhduar ta rrahin dhe kanë dashur ta bindin që të largohet bashkë me ta nga kazinoja. Për t’u mbrojtur, viktima ka marrë një karrige dhe i ka kërcënuar të dyshuarit se do ta hedhë drejt tyre. Në atë moment, i dyshuari i parë ka marrë një armë nga brezi dhe e ka kërcënuar të dëmtuarin se do ta vriste. Mirëpo, i dëmtuari ka refuzuar të largohet me ta nga kazinoja, ndërsa nga goditjet ka marrë lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


Sipas Prokurorisë, personat në fjalë dyshohet se me veprimet e cekura kanë kryer vepër penale – vjedhje, ndërsa i dyshuari i parë gjithashtu dyshohet se ka kryer edhe veprën penale – rrëmbim.

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori