Rastet e dhunimit janë shpeshtuar kohëve të fundit në vendin tonë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy raste të tilla në Vushtrri dhe Suharekë, ku viktima ishin një e mitur dhe një grua.
Në Vushtrri një e mitur u dhunua nga një i dyshuar, i cili është arrestuar menjëherë nga policia.
Sipas policisë rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:00.
“Policia gjatë patrullimit kanë takuar duke qëndruar në rrugë të dyshuarin mashkull kosovar i cili ishte duke mbajtur me forcë viktimë femër kosovare të mitur. Të njëjtit janë shoqëruar në NJHP-Prishtinë dhe gjatë intervistimit kanë pranuar se me dëshirën e dy palëve kanë kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në raportin e policisë.
Lidhur me këtë rast, Telegrafi ka mësuar se e mitura është nga komuna e Drenasit, ndërkaq i dyshuari është diku i moshës rreth 21 vjeç.
Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës i kanë thënë Telegrafit se i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit dhe se për detaje tjera nuk mund të japin më shumë informacione për shkak se rasti i takon procedurës për të mitur.
Ndërkaq viktimë e dhunimit ishte edhe një grua në Suharekë, ku lidhur me këtë rast policia arrestoi tre të dyshuar, dy prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.
Lidhur me këtë nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, në një përgjigje për Telegrafin ka bërë të ditur se personat e ndaluar për 48 orë janë Sh.U dhe I.U.
Ndaj të njëjtëve pritet që të paraqitet kërkesa për caktimin e paraburgimit.
“Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy persona të dyshuar, me inicialet Sh.U., dhe I.U., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Për dy (2) të pandehurit, prokuroria brenda afatit ligjor do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit. Për shkak të ndjeshmërisë dhe konfidencialitetit të rastit, në këtë fazë nuk mund t’ju japim detaje tjera”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Telegrafi ka mësuar se dy personat Sh.U dhe I.U që dyshohet se kanë dhunuar një gura, janë djem të axhës.
Ndryshe dje në Lipjan është arrestuar një kadet i Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur.
Ndaj të njëjtit Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për caktimin e masës së ndalimit për 48 orë me dyshimin e kryerjes se veprës penale “Dhunimi”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ibrahimi: Taravari na kërkoi kohë deri të martën për të vendosur, inkurajojmë ASH-në ta dëgjoj zërin e votuesve

U arratis nga burgu i Shënkollit disa muaj më parë, arrestohet Daut Laze

Haradinaj: Pa LVV-në s’do të ketë president të ri – Vjosa Osmani s’po kalkulon për fatin e saj politik

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Aksident tragjik në Deçan, një i vdekur e dy të lënduar

Abdixhiku: Kurti nesër s’mund të betohet si deputet pa dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Lahi Brahimaj: Nëse Limaj i bashkohet Vetëvendosjes, do të ishte tradhti e pastër

Abdixhiku: Nuk e kemi mbyllur derën e bashkëpunimit me opozitën, nëse LVV dështon të bëj qeverinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gazeta prestigjioze zvicerane "20 Minuten" shkruan për rastin e sulmit të Jozit ndaj Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dhunë ndaj femrave, recidivist dhe i burgosur për tri vite - zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër?

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Gjendja e Gjestit një ditë pas sulmit fizik të Jozit në Big Brother VIP Albania 4, që ndodhi në transmetim direkt

Klubi anglez mund të fitojë miliona euro falë Barcelonës në fund të sezonit

Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit