Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi në konferencën për media ka bërë të ditur detajet sesi u zbuluan tetë zyrtarët policorë të arrestuar sot, e që dyshohet se janë të përfshirë në vepra të ndryshme penale.
Lumezi shtoi se Prokuroria fillimisht ishte duke kryer përgjime ndaj disa personave të tjerë për një vepër tjetër penale ku gjatë rrugës kanë marrë informacione se një zyrtar policor është i përfshirë.
“Sa i përket rastit të sotëm këtu kemi fillu përmes përgjimeve, kemi qenë duke përgjuar disa persona për një vepër tjetër penale që nuk kanë qenë të përfshirë zyrtarët policor dhe gjatë atij përgjimi kemi marrë informacione që edhe dikush nga zyrtarët policor është i involvuar në kryerjen e veprës penale dhe kjo mandej nga ka detyruar që të nxjerrim aktvendimin për zgjerimin e hetimeve dhe kemi arritur në këto informacione që sot prezantuam para jush”, tha Lumezi para gazetarëve.
E drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti theksoi se hetimet kanë qenë komplekse dhe kanë kërkuar një kohë më të gjatë.
Sipas tij, me rëndësi është që janë të gatshëm të luftojmë krimin qoftë brenda organizatës, qoftë jashtë saj.
“Ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe do të vazhdojmë me aksione të tilla qoftë brenda Policisë qoftë jashtë saj…Kur bëjmë hetime nuk shikojmë a është strukturë e lartë apo jo”, tha Mehmeti.
Ndryshe, në aksionin e sotëm të zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar tetë persona, zyrtar policor të cilët dyshohen për veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, sipas nenit 414 të KPRK-së, ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike’ neni 195, ‘Ushtrimi i ndikimit’ neni 424, si dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike’ sipas nenit 267”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OBRM-PDUKM: Këmbëngulja e LSDM-së dhe BDI-së për mbrojtjen e gjyqësorit është me qëllim mbrojtjen e krimit

Goditi me grusht policin pasi i vuri gjobë, arrestohet 35-vjeçari në Dibër

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Për disa ditë nuk ishte vërejtur nga fqinjët, një person u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët