LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria: Gjatë kontrolleve janë konfiskuar sasi të madha të materialeve, janë marrë edhe armë

Prokuroria: Gjatë kontrolleve janë konfiskuar sasi të madha të materialeve, janë marrë edhe armë

Prokuroria Themelore Publike informon se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme deri në orët e para të mëngjesit, ka punuar në mbledhjen e dëshmive materiale lidhur me të dyshuarit në rastin për marrje të dhuratave për ndikim të kundërligjshëm.

Nga Prokuroria thonë se kanë kryer kontroll tek shtëpia e prindërve të të dyshuarit të parë, në banesën e tij, si dhe në hapësirat të cilat i ka shfrytëzuar në një subjekt juridik. Gjithashtu Prokuroria ka kryer kontrolle edhe tek shtëpia e të dyshuarit të dytë, si dhe tek makina që ai e ka drejtuar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Të gjitha lajmet për lëndën e re të Prokurorisë Themelore
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për lëndën e re të Prokurorisë Themelore

“Gjatë kontrolleve janë mbledhur një numër i dëshmive materiale, që fillimisht duhet të dërgohen për ekspertizë. Në mesin e lëndëve të konfiskuara, përveç dy kompjuterëve personal dhe një lap top që i ka përdorur i dyshuari i parë dhe asistentja e tij, është marrë edhe një sasi e madhe e gardërobës, arit, orëve dhe veprave artistike. Nga i dyshuari i dytë janë marrë disa lap top, dokumente, celularë, USB dhe memorie kartela, si dhe një sasi e madhe e armëve dhe municionit, për të cilat do të konfirmohet nëse i dyshuari i dytë i ka poseduar me leje”, thonë nga Prokuroria.


Ata shtojnë se për shkak të vëllimit të materialeve, përshkrimi i lëndëve të konfiskuara akoma po përgatitet, Prokuroria nuk mund të jep detaje tjera.

Prokuroria në njoftim thekson se deri në këtë moment nuk kanë marrë në pyetje persona tjerë, për të cilët më herët u raportua se janë ftuar për t’u marrë në pyetje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori