LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Shtetit: Do të arrestohen ata që kapen duke fotografuar votën

Prokuroria e Shtetit: Do të arrestohen ata që kapen duke fotografuar votën

Prokuroria e Shtetit thotë se është në përcjellje të të gjithë procesit zgjedhor dhe janë duke pranuar informatat nga tereni lidhur me shkeljet në qendra të votimit.

Në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit thuhes se “deri më tani kemi pranuar informata të shumta por, pas verifikimit të të gjitha këtyre informatave, kemi ardhur në përfundim se kemi vetëm një rast në Mitrovicën e veriut, për të cilën prokuroria ka lëshuar vendim ndalimi për 48 orë”.

“Shfrytëzojmë rastin ta informojmë opinionin publik se, të gjithë personat që fotografojnë votën do të ndalohen me qëllim të verifikimit nëse kemi të bëjmë me veprën penale ‘Cenimi i fshehtësisë së votimit’”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


“Andaj, për çdo informacion tjetër që i pranojmë nga mediat dhe institucionet tjera, jemi duke i verifikuar dhe deri më tani nuk ka indice për ndonjë vepër penale eventuale lidhur me zgjedhjet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/