LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e ndjek me vëmendje, por nuk hap lëndë për Dragi Rashkovskin

Prokuroria e ndjek me vëmendje, por nuk hap lëndë për Dragi Rashkovskin
Foto: AIM

Prokuroria Themelore Publike akoma nuk ka hapur lëndë pas akuzave në opinion për sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski. Por, nga PTHP thonë se e ndjekin me vëmendje këtë rast.

Për momentin Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është institucioni i vetëm që ka hapur lëndë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga PTHP për REL thonë se nëse vërtetohet se ka elemente për vepër penale, do të veprojnë në pajtim me kompetencat ligjore. Në ndërkohë në mediumet online është publikuar “bombë” e re, në të cilën dëgjohet se Rashkovski ka qenë i vetëdijshëm se nuk mund të negociojë me kompaninë “Leonardo” rreth blerjes së M-NAV, pasi tenderi nuk ka qenë i kompletuar.


Nga M-NAV kanë thënë se me publikimin e materialeve të përgjuara krijohet huti dhe prishet imazhi, por edhe se do të bashkëpunojnë me të gjitha organet hetuese.

Analistët thonë se mosfunksionimi i sistemit krijon hapësirë që politikanët të veprojnë në dobi të tyre, duke shpresuar se nuk do të dënohen nëse gabojnë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori