LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Maqedonisë: Po sigurojmë prova për një krim të mundshëm në Onkologji

Prokuroria e Maqedonisë: Po sigurojmë prova për një krim të mundshëm në Onkologji

Pas alarmimit në media se në Klinikën e Onkologjisë ka dyshime se po bëhen keqpërdorime me ilaçet dhe terapitë e pacientëve, mbrëmjen e kaluar është kryer kontroll nga ana e policisë dhe prokurorisë në këtë klinikë. Lajmi është konfirmuar sot nga Prokuroria Themelore, ku kanë sqaruar se në kuadër të këtij aksioni, ka pasur bastisje edhe në banesa private.

“Gjatë ditës së djeshme në bazë të urdhëresës së gjykatës, pas udhëzimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer kontrolle në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione të tjera në banesa private në Shkup. Në këtë mënyrë janë sekuestruar kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe dokumentacion tjetër, të cilat do t’i nënshtrohen analizës dhe ekspertizës.Themelore Publike Shkup dhe Ministria e Punëve të Brendshme vazhdojnë të ndërmarrin veprime në procedurë parahetimore, të iniciuar në bazë të pretendimeve në tekste gazetareske të një gazete javore lidhur me punën e Klinikës”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Nga prokuroria kanë shtuar se, kontrollet bëhen me qëllim sigurimin e provave për të hetuar shenjat e mundshme të një krimi. Ndërkohë, në lidhje me këtë aksion ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili tha se, pret që institucionet të marrin një vendim sa më të shpejtë në raport me hetimin.


“Mbështetje të fortë për aksionin e prokurorisë dhe policisë në Klinikën e Onkologjisë. Si ministër, dënoj fuqishëm të gjitha tentativat dhe veprimet e individëve apo grupeve, të cilët, nëpërmjet kompetencave diskrecionale dhe mënyrave të marrjes së vendimeve në favor të tyre, kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në shëndetin dhe jetën e pacientëve, qytetarëve dhe shtetit”, është shprehur ministri Fatmir Mexhiti.

Ky aksion vjen pas publikimeve të një sërë shkrimesh në javoren “Fokus” muajin e kaluar për një rrjet biznesi kriminel për rishitjen e ilaçeve të shtrenjta. Sipas pretendimeve të këtij mediumi, në këtë rrjet kanë qenë të përfshirë më shumë mjek dhe staf mjekësor i kësaj klinike.

Në raportimet e “Fokusit” thuhet se, në sistem janë vendosur pacientë fiktive, ndërsa një pjese të pacientëve real u është dhënë terapi e pjesshme dhe në këtë mënyrë, terapia e shtrenjtë biologjike ka përfunduar në tregun e zi./KlanMacedonia

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori