LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Gostivarit nis hetimet për vrasjen e tre anëtarëve të familjes në Dibër

Prokuroria e Gostivarit nis hetimet për vrasjen e tre anëtarëve të familjes në Dibër

Prokuroria Themelore e Gostivarit po ka nisur hetimet në shtëpinë private në Dibër, ku janë gjetur të pajetë tre anëtarë të një familje.

Sipas informacioneve paraprake, siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, bëhet fjalë për një vrasje të trefishtë, ndërsa viktimat janë nga një familje – burrë e grua dhe vajza e tyre në moshën 13-vjeçare, të cilët përkohësisht kanë jetuar në Itali. Autorët tani për tani nuk dihen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vrasje e trefishtë në Dibër, nuk dihen motivet
Lexo po ashtu Vrasje e trefishtë në Dibër, nuk dihen motivet

Prokurori publik kompetent është në terren dhe po punon për të zbuluar autorin dhe për të përcaktuar motivet. Në këtë drejtim janë lëshuar një sërë urdhrash për mbledhjen e gjurmëve nga vendi, raporte të ekspertëve dhe kërkime.


Vrasja e trefishtë ndodhi mbrëmë në Dibër. Stacioni policor në Dibër për këtë rast ka marrë një telefonatë nga një qytetar, pas së cilës u informua Spitali i Përgjithshëm. Një ekip i ndihmës urgjente mjekësore arriti menjëherë por për fat të keq mjeku vetëm sa konstatoi vdekjen.

Sipas informacioneve të qytetarëve të Dibrës, vrasësi mund të jetë i afërmi i të vrarëve (burri i motrës së A.P), për arsye banale, pasi janë fjalosur për të gjetur një zgjidhje për rrugicën që ka kaluar mes shtëpive të tyre.

Kryefamiljari i ndjerë, ka edhe dy fëmijë të rritur, të cilët jetojnë dhe punojnë në Itali, ndërsa në Dibër kishin ardhur për pushime verore. Dy fëmijët e rritur para disa ditësh ishin kthyer në Itali, ndërsa të ndjerit kanë mbetur në Dibër edhe për disa ditë për një dasëm tek të afërmit e tyre, të cilët jozyrtarisht mësohet se e kanë njoftuar policinë për vrasjen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori