LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Durrësit nis hetimet për banesat e dëmtuara nga tërmeti

Prokuroria e Durrësit nis hetimet për banesat e dëmtuara nga tërmeti

Prokuroria e Durrësit ka nisur zyrtarisht hetimet për të gjitha rastet e dëmtimeve të banesave dhe pallateve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Euronews Albania mëson se prokuroria e qytetit bregdetar do të hetojë mbi 200 raste të dyshuara për abuzim, mes tyre edhe banesat e viktimave që la pas tërmeti.

Objekt hetimi janë 6 godinat në të cilat pati dhe viktima në Durrës, por edhe 200 banesat të cila janë shpallur të pabanueshme në të gjithë qarkun.


Prokuroria pritet të hetojë rast pas rasti lejet e ndërtimit, zbatimin në terren të punimeve dhe kolaudimet e kryera nga inxhinieret e bashkisë dhe ata privatë të licensuar.

Rama apelon ndërtuesit: Merrni përsipër riparimet ose do të shkoni në burg
Lexo po ashtu Rama apelon ndërtuesit: Merrni përsipër riparimet ose do të shkoni në burg

Hetimi pritet të zbardhë edhe nëse objektet e dëmtuara kanë pasur apo jo miratimin e Institutit të Sizmologjisë.

Qindra pallate dhe shtëpi janë dëmtuar rëndë në qytetin e Durrësit, teksa në shumë prej tyre dyshohet se është abuzuar në procesin e ndërtimit.

Tërmeti i të martës la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur. Lëkundjet e forta dhe të vazhdueshme dëmtuan një numër të lartë pallatesh dhe ndërtesash private në Durrës, Thumanë, Tiranë, Laç, Lezhë, Vorë dhe detyruan qindra familje të braktisin shtëpitë. /Euronews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori