LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria: Carovska nuk dha emra, duhet të ofrojë dëshmi shtesë

Prokuroria: Carovska nuk dha emra, duhet të ofrojë dëshmi shtesë

Prokuroria Publike, pas deklaratës dhe ngritjes së padisë penale nga ana e Mila Carovskës për skandalin e publikuar me pensionet, njofton se ministrja e Punës dhe Politikës Sociale nuk i dha emrat e autorëve të mundshëm dhe se ishte e nevojshme të sjell materiale shtesë si dëshmi.

“Në dëshminë e saj, ajo dha disa njohuri në lidhje me pretendimet në padinë, pa treguar autorët e mundshëm të krimit me një identitet të përcaktuar. Prokurori publik kompetent kërkoi nga paditësja që të paraqiste edhe prova të caktuara materiale të cilat i përmendi në deklaratën e saj.

Prokuroria Themelore Publike Shkup vazhdon të ndërmarrë veprime të tjera për të vërtetimin e pretendimeve në padinë. Prokurori publik kompetent nga Enti Shtetërore i Auditimit do të kërkojë raportet e përgatitura pas kryerjes së auditimit të kryer në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidorë gjatë periudhës kritike, ndërsa në intervistim do të thirret edhe përfaqësuesi i Fondit që të jap sqarimet e tyre në lidhje me pohimet në padinë”, deklarojnë nga Prokuroria.


Carovska dëshmon në Prokurori: Kam vepruar me përgjegjësi në lidhje me skandalin në Fondin pensional
Lexo po ashtu Carovska dëshmon në Prokurori: Kam vepruar me përgjegjësi në lidhje me skandalin në Fondin pensional

Padia penale e ngritur nga Carovska ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe kompetencave për “mos shpërndarja e fondeve për personat e siguruar në shtyllën e dytë nga sistemi i pensioneve dhe mos pagesa e kontributeve në fondet private të pensioneve”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Lajme
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

Lajme
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Lajme
Kalo në kategori