Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi intervistën ekskluzive me prokurorin amerikan Andrew Hudges, i cili ndoqi për disa vite tashmë të dënuarin nga Gjykata e shkallës së parë për trafikim me të drogës, Naser Kelmendin.
Prokurori Hudges, në deklarimin e tij ka treguar se është i zhgënjyer se Naser Kelmendi nuk është dënuar për krim të organizuar, por vetëm për trafikim të narkotikëve.
“Si prokuror i rastit, unë kam qenë i kënaqur që ky i pandehur është dënuar për një pikë të aktakuzës për trafikim me drogë. Por, po ashtu jam zhgënjyer që ai nuk është dënuar për krim të organizuar dhe akuzën për vrasje të rëndë kundër viktimës së quajtur Ramiz Deliliq, që është konsideruar një komandant i madh dhe një hero gjatë luftës në Bosnje”, ka thënë ai.
Hudges ka treguar se si funksionojnë trafikantë e narkotikëve në vendet e Ballkanit. Ai ka krahasuar veprimet e tyre me ato të mafias italiane.
Ai ka përmendur rastet e kërcënimeve dhe tentimeve për t`i eliminuar dëshmitarët si një nga format që sipas tij është bërë edhe nga mafia italiane.
Sipas prokurorit Hudges, edhe blerja e dëshmitarëve është një nga format që kishte përdorur mafia italiane.
“Është ngjashëm me shembullin klasik të krimit të organizuar në Itali, të quajtur Omerta, ku ekziston një kod i heshtjes, e nëse dikush e thyen kodin e heshtjes, atëherë ne do të të vrasim, do të ta vrasim familjen tuaj, do të ta shkatërrojmë pronën tuaj, do ta shkatërrojmë reputacionin tuaj dhe ky ka qenë rast ku janë vrarë njerëz, veturat e tyre janë bombarduar, janë hedhur granata, mediat i kanë shkatërruar në atë mënyrë që ata të mos mund të gjenin punë. Pra, këta janë dëshmitarë që mund të joshen për ta ndryshuar rrëfimin e tyre”, ka deklaruar prokurori i EULEX-it Andrew Hudges.
“Drejtësia në Kosovë”, transmetoi edhe momentin e shpalljes fajtorë të Naser Kelmendit i cili u dënuar me gjashtë vjet burgim për trafikim të narkotikëve.
Mbrojtja e Kelmendit, avokati Besim Berisha, në intervistën e tij për “Drejtësia në Kosovë”, është shprehur i bindur në pafajësinë e klientit të tij. Ai ka paralajmëruar se do ta apelojnë vendimin e Gjykatës Themelore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë