Në ditën e fillimit të gjykimit ndaj Pjetër Shalës në Hagë prokuroria ka treguar pretendimet e saj duke thënë se i akuzuari ishte i përfshirë në kryerjen e krimeve që sipas tyre janë kryer në ish-fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.
Sipas prokurorisë, dy nga tri dhomat janë përdorur për të mbajtur të ndalurit dhe të cilat prokuroria pretendon se janë ruajtur me armë nga ushtarët e UÇK-së.
Prokurori Filipe Deminiqes ka deklaruar se njëri nga dëshmitarët kishe dhënë deklarata të rreme në të kaluarën por se sipas tij mbetet fakt që i njëjti kishte qenë viktimë në fabrikën e Kukësit.
“Përveç mohimit të pjesëmarrjes në krime sikurse u tha edhe nga zoti Whiting, mbrojtja ka sulmuar në mënyrë të vazhdueshme besueshmërinë e një dëshmitari të veçante të prokurorisë që është dëshmitari i gjykimit 401. Ata thonë që ky dëshmitarë ka dhënë dëshmi të rreme në të shkuarën që ai nuk është i besueshëm për shkak të rekordeve të tij penale, Dëshmitari 401 ka dhënë dëshmi të rreme në të shkuarën, ai ka dhënë deklarata të caktuara inkriminuese dhe më pas ka pranuar dhe ka shpjeguar pse dhënë dëshmi të tjera shfajësuese. Dëshmitari do të trajtojë këtë çështje, do ta keni përpara, ndërkohë që ju të nderuar gjykatës do të keni mundësi që t’i bëni pyetje të drejtpërdrejta atij. Dëshmitari i gjykimit 401 ka një histori penale, ZPS nuk e mohon këtë por mbetët fakt që ai gjithashtu ka qenë viktimë në fabrikën e Kukësit dhe këto dy gjëra nuk janë në mospërputhje me njëra tjetrën”. Historiku i tij penal nuk do të thotë që ai nuk meriton drejtësinë”, ka thënë ai.
Prokuroi ka thënë se ky dëshmitar ka dhënë shumë dëshmi ndër vite dhe në deklaratat e tij në mënyrë të vazhdueshme ka implikuar të akuzuarin në keqtrajtimin e tij dhe ka akuzuar atë në kryerjen e krimeve të tjera në fabrikën e metalit në Kukës.
Ndërsa njëra nga prokurorët në këtë çështje ka pretenduar se në ish-fabrikën e metalit në Kukës rreth nëntë persona të ndaluar në një dhomë nuk mund të largoheshin nga dhoma me përjashtim të katër personave të cilët sipas prokurorisë detyroheshin të bënin punë fizike.
Ajo ka përmendur njërin nga dëshmitarët që do të dëshmojë në këtë gjykim, dëshmitar i mbrojtur i cili mban kodin 04733, që sipas prokurorisë është shqiptar i Kosovës dhe është njëri nga viktimat.
Për këtë person, prokuroria ka thënë se ishte larguar nga Kosova drejt Durrësit dhe me të arritur atje pjesëtarë të UÇK-së kishin filluar ta vizitojnë me qëllim që të njëjtin ta rrëmbejnë.
Sipas prokurorisë, policia ushtarake e UÇK-së kishte rrëmbyer 04733 dhe e kishin dërguar atë tek i akuzuari duke e transferuar në ish-fabrikën e metalit në Kukës rreth datës 20 maj 1999.
“Atë e vendosën në një qeli të improvizuar, një qeli të ngushtë dhe pa dritë natyrale. Ai aty u takua me dëshmitarin 01448 i cili kishte ditë që mbahej në të njëjtën qeli në Kukës. Natën e mbërritjes së 04733 në Kukës në fabrikën e metaleve atje jo ishte në fakt edhe nata kur ndodhen rrahje brutale në ndërtesën e komandës dhe që këto rrahje janë raportuar nga viktimat në këtë çështje përfshirë këtu edhe 04733. Menjëherë pasi u dërgua në qelinë e tij 04733 u dërgua në një trajte dhomë në ndërtesën e komandës ku u takua nga një grup ushtarësh të UÇK-së përfshirë këtu të akuzuarin. 04733-shit iu kërkua që të pranonte që kishte vrarë 100 shqiptarë, që kishte përdhunuar gra dhe ju kërkua gjithashtu që të këndonte një këngë serbe. Më pas ata filluan ta rrihnin atë me grushte, me një shkop bejsbolli, me shkop prej gome, me shufra të tjera dhe me pjesën e pasme të një revolveri. Ata i prenë kyçet, e dogjën me cigare, i hodhën në plagët e tij kripë dhe i thyen po ashtu edhe dhëmbët”, ka thënë ajo.
Sipas prokurorisë në atë dhomë ishin dërguar edhe të ndaluar të tjerë të cilët e kishin parë dëshmitarin 04733.
“Ndërkohë që abuzonin me viktimat kryesit e këtij krimi i akuzonin ata që kishin lidhje personale ose profesionale me individë serb ose institucione serbe. Rrahjet zgjatën deri të nesërmen në mëngjes dhe shkaktuan dëme të rënda, gjakderdhje të konsiderueshme dhe dhimbje ekstreme për viktimat”, ka thënë ajo.
Sipas prokurores, individët e përfshirë në këtë çështje ishin shqiptarë të Kosovës por disa prej tyre ishin të etnisë rome.
“Individët e etiketuar ishin thuajse tërësisht shqiptarë të Kosovës dhe disa prej tyre kishin etni rome. Ata ishin të gjithë civilë, ata u rrëmbyen, u ndaluan, u keqtrajtuan dhe dyshimin se ishin bashkëpunëtorë. Asnjëri prej tyre megjithatë, në kohën e arrestimit nuk kishte marrë pjesë në luftime në atë kohë. Disa prej tyre sapo kishin arritur në Shqipëri nga Kosova ndërkohë që të tjerë ishin mbështetës të UÇK-së me donacione, me furnizime me ushqim, dhe serish disa të tjerë thjesht dëshironin të qëndronin jashtë luftës. Askush nga të ndaluarit nuk mori asnjë arsye të vlefshme lidhur me mënyrën dhe arsyen pse ishin të ndaluar dhe nuk ju dha askujt prej tyre asnjë dokument arrestimi”, ka thënë ajo.
Me këtë ka përfunduar deklarata hyrëse e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ndërsa seanca ka vazhduar me deklaratën e mbrojtësit të viktimave.
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.
Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletë-arrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje