E-shkollori është platformë për menaxhimin e institucioneve edukativo-arsimore, e cila ka hyrë në aplikim në disa komuna në vitin që kemi lënë pas, si pasojë e mbylljes së shkollave në vend shkaku i pandemisë me COVID-19.
Dardan Mehmeti, projektuesi i E-shkollorit, në një intervistë për Telegrafin ka folur për ecurinë e punës së kësaj platforme, e cila vepron në insitucionet arsimore të dy komunave Prishtinë dhe Malishevë si dhe në disa shkolla në komunat e Kosovës.
Mehmeti tha se kjo është infrastrukturë e plotë elektronike e cila mundëson menaxhimin dhe administrimin e shkollave.
Ai po ashtu tregoi se në këtë platformë janë rreth 105 mijë përdorues në gjithë Kosovën.
“Kjo është infrastrukturë e plotë elektronike e cila mundëson menaxhimin dhe administrimin e shkollave, qeverisjen e shkollave, komunikimin me prind, mësimin online dhe të gjitha këto janë në një vend në një platformë. Duke filluar nga muaji mars, pasi që filloi mbyllja e shkollave shkaku i pandemisë, e-shkollori ka filluar implementimin në të gjitha shkollat publike në Komunën e Malishevës dhe atë të Prishtinës, me mbi 60 mijë nxënës dhe në total dhe janë diku rreth 105 mijë përdorues në të gjithë Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.
Mirëpo, si çdo projekt i ri, edhe platforma E-shkollori është përballur me sfidat e saj.
Sipas Mehmetit, sfida e parë ka qenë me stafin e shkollave të cilët nuk kanë pasur njohuri të teknologjisë informative.
Ndërsa, sfida e dytë dytë siç tha ai ishte realizimi i klasës virtuale.
“Si çdo gjë e re edhe E-shkollori i ka pasur sfidat që i kemi hasur. Sfida e parë ka qenë fillimisht me stafin e shkollave, të cilat nuk kanë pasur njohuri të teknologjisë informative< Ndërsa sfida e dytë realizimi i klasës virtuale, ku ka pasur fillimisht disa telashe për realizimin e saj. Puna që ka pasur shumë përdorues të shërbimit dhe normalisht si shërbim i ri i paplanifikuar më parë, pasi E-shkollori ka filluar të aplikohet në vitin 2016. Si shërbim i ri, ideja ka ardhur pas pandemisë dhe është zhvilluar shumë shpejt, normalisht dhe problemet që i kemi hasur tash veçse janë evituar. Mirëpo këto kanë qenë pengesat kryesore në funksionimin e plotë të E-shkollorit, si njohuritë e pakta të personelit të shkollës, sidomos ata që janë më në moshë- afër pensionimit dhe pjesa tjetër është rregulluar”, u shpreh ai.

Ndërsa sa i përket trajnimeve, Mehmeti tha se ato kanë përfunduar, mirëpo, siç u shpreh ai janë duke përsëritur trajnimet aty ku ka nevojë.
I pyetur se si janë vlerësimet nga terreni (opinioni) për këtë platformë të re, Mehmeti tha se “kryesisht prej përdoruesve në përgjithësi ankesat janë të pakta dhe ne merremi më shumë me to, sepse qëllimi i këtij sistemi bazohet në eksperiencën e përdoruesve. Nëse hasim në një problem ne e marrim shumë seriozisht dhe i përmirësojmë ato. Prej 105 mijë përdoruesve janë diku 200-300 ankesa. Kështu që nëse e shohim si për qindje është e konsiderueshme për ne. Mirëpo pjesa kryesore ka qenë një sukses edhe pse ka pas sabotim, bojkotime, rezistencë…”.
Projektuesi i e-shkollorit po ashtu tregoi se kjo platformë funksionon në të gjitha gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.
“Ne e kemi thjeshtësu sistemin në të gjitha gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës. Të gjitha veprimet që kryhen në platformë janë përmes videove udhëzuese në gjuhën përkatëse, ku tregon procesin e një veprimi se si duhet të kryhet”, tha tutje ai.
Platformat online dita ditës janë duke u zhvilluar në mënyrë të shpejtë duke u bazuar në zhvillimet e hovshme të teknologjisë, edhe E-shkollori sipas tij do të ofrojë shërbime të reja.
“Sa i përket inovacionit, shërbimet e reja që jemi duke i planifikuar i kemi të gatshme për publikim. Jemi duke punuar në vazhdimësi që t’i përgjigjemi me shërbime adekuate të gjithëve, përfshirë prindërit, nxënësit, mësimdhënësit, drejtorit komunale të arsimit, drejtorive të shkollave dhe Ministrisë së Arsimit”, ka thënë ndër të tjera, Dardan Mehmeti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës