LAJMI I FUNDIT:

Projektligji për Arsimin e Lartë në konsultim publik, vlerësohet i mangët

Projektligji për Arsimin e Lartë në konsultim publik, vlerësohet i mangët
Foto: Arkiv

MASHTI e ka vendosur Projektligjin për Arsimin e Lartë në Kosovë, në diskutimi publik. MASHT-it, ka thënë se ka disa risi siç është vendosja e mekanizmave për sigurimin e integritetit akademik. Por me këtë nuk pajtohen disa njohës të arsimit.

Deri më 2 shtator do të jetë në konsultim publik Projektligji për Arsimin e Lartë, i hartuar nga Ministria e Arsimit.

Deri në javën e parë të muajit tjetër, palët e interesit mund të japin komente për këtë projektligj.


Projektligji i ka 59 nene, përfshirë një për vendosjen e mekanizmave për sigurimin e integritetit akademik, financimin e institucioneve publike në bazë të kontratave të përformancës e verifikimin e titujve akademikë të fituar para hyrjes në fuqi të Ligjit.

Por, sipas njohësi i çështjeve të arsimit, Xhavit Rexhaj, thotë se janë disa çështje që projektligji nuk i adreson.

“Tek pjesa e shkencës mungojnë institutet që është një element shumë i rëndësishëm i zhvillimit të punës shkencore d.m.th. është një seksion që flet për shkencën por nuk ka institutet. Tjetër gjë çka më ka pengu është që Evropën nuk po e shoh shumë, kishte humbur Bolona, kishte humbur cilësia evropiane”, ka thënë Xhavit Rexhaj.

E sipas ish-ministrit të Arsimit, Shyqeri Bytyqi projektligji është i nevojshëm por nuk ka shumë risi, derisa përmend edhe një problematikë tjetër që mund të shfaqet kur të shkojë për miratim në Kuvend.

“Si ligj është në nivel të mirë të përpilimit por konsideroj që nuk është i rëndësishëm draft ligji i arsimit të lartë, problemi edhe atëherë ka qenë edhe vazhdon të jetë miratimi i tij në parlamentin e Kosovës sepse e dimë që ky është ligj i veçantë dhe duhen votat edhe të Listës Serbe”, ka theksuar Shyqeri Bytyqi – ish-ministër i Arsimit.

Qëllimi i këtij Ligji është përcaktimi i parimeve dhe krijimi i bazës ligjore për kushtet dhe mënyrën e ushtrimit të veprimtarisë arsimore, funksionimin dhe sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori