Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, pritet të sjell ndryshime të mëdha në ekonomi dhe në furnizim me energji elektrike. Kështu e parasheh të ardhmen me optimizëm, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
Ai në intervistë për KosovaPress tha se projekti për “Kosova e Re” është në fazën e përmbylljes së marrëveshjes komerciale, që pritet të përfundoj në fund të muajit të ardhshëm.
“Pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, me investitorin amerikan “ContourGlobal, i cili është prezent në këtë ngjarje (Panairi “EXPOKOS 2016”) dhe besoj që prezenca e tyre dëshmon edhe seriozitetin dhe vendosmërinë për ta realizuar këtë projekt. Ne jemi tani në fazën e përmbylljes së marrëveshjeve komerciale të cilat janë të domosdoshme për të vazhduar më tutje projektin. Pas përfundimit të kësaj faze, që parashihet të përfundoj në fund të muajit të ardhshëm, do të nis përgatitja e pakos tenderuese për ndërtimin e termocentralit. Ne presim që lider të ndryshëm botërorë në fushën e prodhimit të energjisë elektrike të jenë pjesë e kësaj gare. Më pas, presim që të bëjmë përmbylljen financiare të projektit. Shpresojmë që nëse shkon gjithçka si duhet, në pranverën e ardhshme të jemi të gjithë të pranishëm atëherë ku do të nisë puna në terren, në lokacionin pranë Kosovës B”, tha Stavileci.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, ka bërë të ditur se projekti i termocentralit do të sjell afër një miliard euro investime për vendin. Kompania amerikane, sipas Stavilecit, parasheh që 30 për qind të këtyre mjeteve t’i siguroj, ndërsa pjesa tjetër do të sigurohet nga institucionet ndërkombëtarë financiare.
“Ky është një projekt i madh me një vlerë të madhe investuese prej diku 1 miliard dollarësh dhe marrëveshja jonë parasheh që 30 për qind të këtyre mjeteve të sigurohen nga fondet vetjakë të kompanisë, e cila është në cilësinë e investitorit, dhe 70 për qind tjera të jenë nga fonde të ndryshme siç janë burimet e Bankës Botërore, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe të institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare. Ky termocentral përveç që i sjell shumë të mira shtetit tonë, mbi gjitha në sigurinë e furnizimit me energji elektrike, do të thosha se sjell një qëndrueshmëri edhe në kuptimin sasior por edhe në kuptimin cilësor. Po ashtu edhe me një përballueshmëri të çmimeve, ndërkohë që ne jemi kujdesur që të jenë të përfshira edhe standardet mjedisore ”, tha Stavileci.
Çmimi më i lirë i energjisë dhe siguria e furnizimit janë disa nga kriteret që janë vendosur në marrëveshje në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë “ContourGlobal”. Ministri Stavileci tha se janë vendosur shtatë kritere mbi bazën e të cilave do të ndërtohet termocentrali i ri.
“Neve që nga fillimi na ka interesuar që ky projekt t’i përmbush disa kritere. Kritere këto të cilat ne i kemi vendosur, e që kanë qenë; siguria e furnizimit, përballueshmëria e çmimit, kriteret mjedisore, stabiliteti makro fiskal, atraktiviteti i tregut të përbashkët me Shqipërinë dhe tregut rajonal, zhvillimi ekonomik, ndikimi në GDP-në e vendit tonë, po edhe tërheqja e investitorëve të tjerë , duke përmirësuar imazhin dhe krijimi i mijëra vendeve e të punës. Nëse merret në tërësi që të përmbushen të shtatë kriteret, atëherë nuk mendoj që ka diçka më të mirë se sa kjo. Tjetra që e thash flitet për një efiçencë prej 40 për qind. Në anën tjetër mendoj që grupet e caktuar nuk është se kanë konsistencë në kundërshtimin e projektit. E kundërshtojnë për disa arsye, po mendoj që asnjëra prej tyre nuk mund t’i mposhtë këto shtatë kritere mbi bazën e të cilave ne kemi vendosur që të ndërtojmë këtë termocentral”, tha Stavileci.
Projektet në sektorin e energjisë nuk do të përfundojnë me ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”. Qeveria e Kosovës, nga ajo që tha ministri Stavileci për KosovaPress, ka në plane edhe 5 projekte të tjera në fushën e energjetikës. Si projekti i Kosovës A, Kosovës B si dhe investime në projekte të gazit.
“Ne në fotografinë e përgjithshme të sektorit të energjisë kemi pesë projekte të mëdha. Pesë fusha të cilat mendojmë të investojmë, termocentrali “Kosova e Re”, është njëri nga më të rëndësishmit dhe më kryesori, por jo i vetmi. Ne do ta kemi edhe Kosovën B, Kosovën A, dhe dy projekte në fusha të tjera, në fushën e burimeve të ripërtritshme dhe në fushën e zbatimit të masave të efiçencës. Këto janë pesë pjesë të fotografisë së madhe energjetike, me të cilat ne do të plotësojmë nevojën vendore, pra për ta mbuluar nevojën e energjisë elektrike si nga ana e bizneseve ashtu dhe nga ana e amvisërisë. Po në të njëjtën kohë ne do të jemi edhe pjesë e projektit të përbashkët edhe të tregut rajonal. Do të jemi, sipas gjitha gjasave, edhe bashkëthemelues të bursës energjetike. Si dhe do të kemi projekte të tjera të cilat do t’i bëjmë në të ardhmen përfshirë edhe projektin e gazit, ngase ne duam ta zgjedhim njëherë e përgjithmonë problemin e energjisë elektrike”, tha ministri Stavileci.
Investimet në projektet energjetike, kryesisht tek ndërtimi i TC “Kosova e Re”, do të ndikojnë në rritje të Bruto Produktit Vendor. E që sipas Stavilecit, ndërtimi i TC-së Kosova e Re do të ketë rritje të BPV-së deri në 1.4 për qind.
“Do të ndikoj në shumë drejtime, por dy prej atyre më të rëndësishmëve natyrisht që janë rritja ekonomike dhe krijimi i vendeve të reja të punës. Ashtu siç e shihni do të ketë një rritje të konsiderueshme për sa i takon GDP-së, me mesataren të cilën ne e kemi prej 1.4 përqindëshit që vije nga realizimi i Kosovës së Re, atëherë ne kalojmë atë normën prej 5 për qind, që besoj se do të ishte njëra prej të arriturave më të mëdha në shtetin tonë në vitet e fundit. E dyta është krijimi i vendeve të reja të punës edhe gjatë fazës së ndërtimit e edhe gjatë fazës së operimit”, tha Stavileci. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!