Rreth njëmijë të papunë të moshës deri 29 vjeçare do të kenë mundësi për praktikë dhe punësim në sektorin privat përmes shpalljes që e ka publikuar sot Agjencia për punësim (AP), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky program do të realizohet me mbështetje financiare të IPA projektit ''Mbështetje për punësimin e të rinjve'', si grant i tretë i drejtpërdrejtë i AP-së, me qëllim të mundësimit të integrimit më të lehtë të të rinjve në tregun e punës.


Për këtë masë janë paraparë 18.915.000 denarë. Përndryshe, përmes këtij programi, nga 2009-ta e deri tani janë përfshirë 3157 të rinj, 1882 nga të cilët kanë siguruar vend pune. Buxheti i plotë i projektit, që do të zgjatë 12 muaj, është 1.456.721 euro./Telegrafi/