LAJMI I FUNDIT:

Programi i LSDM-së, partitë shqiptare me një qëndrim

Partitë shqiptare kanë komentuar programin qeveritar, i shpalosur në mënyrë joformale jashtë Kuvendit, në të cilin sipas pretendentit për kryeministër të Maqedonisë, liderit të LSDM-së, Zoran Zaev nuk parashikohet që gjuha shqipe të përdoret në monedha e në bankënota dhe në uniformat policore, pasi kjo është në kundërshtim të drejtpërdrejt me Kushtetutën e Maqedonisë.

Lëvizja për Reforma- PDSH vlerëson se kjo parti është e interesuar të respektohet vullneti i shumicës, ndërsa për platformën e shpalosur thonë se do të jetë e kujdesshme që të respektohet çdo pikë e marrëveshjes mes partive shqiptare.

Aleanca për Shqiptarët komenton programin qeveritar të LSDM-së
Lexo po ashtu Aleanca për Shqiptarët komenton programin qeveritar të LSDM-së

Nga ana tjetër as Lëvizja Besa në mënyrë të drejtpërdrejt nuk ka komentuar mospërdorimin e shqipes në valutën e vendit dhe në uniforma. Kjo parti do të përmbahet në komentimin e detajeve deri sa kryetari i LSDM-së të marr mandatin për kryeministër. Megjithatë kjo parti thotë që programi i LSDM-së duhet të mbindërtohet.


Besa: Programi i prezantuar nga LSDM-ja, një kornizë që duhet të mbindërtohet
Lexo po ashtu Besa: Programi i prezantuar nga LSDM-ja, një kornizë që duhet të mbindërtohet

Nga BDI mbesin në qëndrimin e njëjtë se dygjuhësia në kartëmonedha dhe uniformat e policisë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori