Programi ndërkombëtar për fuqizimin e të rinjve “Coca-Cola Youth Empowered”,i implementuar në partneritet me Innovation Centre Kosovo (ICK), po vazhdontrajnimin e gjeneratës së re të Kosovës me tema bashkëkohore dhe praktike.

Për herë të parë, aktivitetet do të zhvillohen edhe jashtë Prishtinës, duke përfshirë qytetet e mëdha të Gjilanit dhe Gjakovës. Organizimi në këto dy qytete, shënon një mundësi të jashtëzakonshme dhe të rrallë për të rinjtë që të ndjekin trajnime nga disa prej ekspertëve më të mirë si pjesë e një programi prestigjioz.


Në Gjilan, trajnimi mbahet me 26 shtator dhe në Gjakovë më 30 shtator.Të interesuarit mund të regjistrohen në: Aplikimi Online

Këto trajnimet do të fokusohen në zhvillimin e aftësive jetike dhe profesionale përtë rinjtë: lidershipi dhe aftësitë e buta, aftësitë e së ardhmes, inteligjenca artificiale dhe motivimi për sukses.

Në emër të CCHBC Kosova, Frosina Islami theksoi rëndësinë e këtij hapi të ripër tu shtrirë edhe në qytete të tjera jashtë Prishtinës.

“Është fakt pozitiv që për herë të parë programi po shtrihet edhe në qytete tëtjera të mëdha si Gjilani dhe Gjakova, duke kaluar përtej Prishtinës ku e kemi zhvilluar këtë program për shumë vite. Jemi shumë të emocionuar të mbështesim të rinjtë e këtyre qyteteve me trajnimet tona praktike e frymëzuese.”

Nga ana tjetër, Shpend Lila, Menaxher në ICK, u shpreh:

“Jemi shumë të lumtur që programin ‘Coca-Cola Youth Empowered’ 2025 e kemi dizajnuar në formë të karvanit, dhe do të jemi pranë të rinjve në qytete e rajone tjera jashtë Prishtinës. Do të fillojmë me Gjilan e Gjakovë, dhe do të vazhdojmë me Suharekë, Mitrovicë e qytete tjera, deri në fund të vitit. Të rinjtë e Kosovës janë të talentuar dhe të etur për dije e njohuri të reja, dhe kjo nuk dallon fare në cilin qytet apo komunë je. Mezi po presim të takojmë e të kalojmë kohë meqindra të rinj në muajt që vijnë.”

Programi “Coca-Cola Youth Empowered” është një nismë ndërkombëtare qësynon fuqizimin e të rinjve me njohuri praktike e organizuar nga CCHBC Kosova, motivim dhe përgatitje për tregun e punës, duke i ndihmuar ata të ndërtojnë të ardhmen e tyre me më shumë vetëbesim dhe profesionalizëm.

Për të gjithë të rinjtë dhe studentët e interesuar, regjistrimi është i hapur online në këtë faqe:

https://www.coca-colaperkrahrinine.com