LAJMI I FUNDIT:

Profilizimi i mësuesve klasor  

Profilizimi i mësuesve klasor  

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, në koordinim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe me përfaqësuesit e Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Hasan Prishtina”, organizoi debat publik, lidhur me profilizimin e mësuesve të ciklit klasor I-V, nismë kjo e vitit të kaluar ku synohet të arrihet një mësues/e për klasë.

Në njoftimin e komunës së Prishtinës thuhet se për këtë çështje, kanë filluar të zhvillohen debatet në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, për të kuptuar opinionin e gjithë akterëve të përfshirë në procesin arsimor çështje. Po ashtu, edhe Fakulteti i Edukimit është duke e realizuar një hulumtim dhe shumë shpejt do të del me një vlerësim të përgjithshëm.

“Një debat me karakter të tillë u zhvillua edhe në kryeqendër, ku pjesëmarrës ishin drejtuesit e 42 institucioneve edukativo-arsimore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët dhe 70 mësues/e të secilës shkollë të Komunës së Prishtinës, për të kuptuar perceptimin dhe mendimin e tyre rreth kësaj nisme. Diskutuesit shprehën mendime dhe këndvështrime të ndryshme lidhur me profilizimin e mësueseve, por në përgjithësi përkrahen idenë, duke konsideruar se kjo do të reflektonte drejtpërsëdrejti në specializimin e mësuesve dhe përmirësimit dhe ngritjes së cilësisë në arsim”, thuhet në njoftim.


Kjo iniciativë e institucioneve përgjegjëse të arsimit, për profilizimin e mësuesve të klasave I-V, është si rezultat i zhvillimeve të hovshme bashkëkohore në sferën e arsimit dhe kërkesë për t’iu përgjigjur zhvillimeve të kohës për një mësimdhënës dhe mësim-nxënie cilësore, sipas standardeve bashkëkohore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori