Kryeministri Edi Rama, me ndryshimet e propozuara të hënën në qeveri në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, duket se ka pasur një qasje drejt profileve më profesionale sidomos në fushën e diplomacisë, me Igli Hasanin, të financave me Ervin Meten, por edhe me një theks tek menaxhimi, siç është profili i ministres së propozuar tek Shëndetësia, Albana Koçiu. Edhe eksperienca e Arbjan Maznikut si nënkryetar i Bashkisë së Tiranës për 9 vite rresht e ka profilizuar këtë të fundit në postin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.
Kreu i qeverisë ka ruajtur një ekulibër midis zgjedhjeve me karakter profesional dhe atyre me natyrë politike, duke mbajtur në qeveri edhe Manastirliun dhe Ibrahimajn, por duke pasur parasysh se disa ministra në kabinetin e tij qeveritar janë profile të qarta politike, si Balla, Balluku, Peleshi, Manja, Kumbaro etj.
Profilet e 4 ministrave të rinj që përfshihen për herë të parë në qeveri
Igli Hasani, ministër i Jashtëm
Igli Hasani, i propozuar nga Rama si ministër i Jashtëm në vend të Olta Xhaçkës, ndonëse nuk është një emër i njohur në korridoret e politikës, profili i tij është më i theksuar si diplomat karriere.
Ai ka mbajtur pozicionin e Koordinatorit të Aktiviteteve Ekonomike dhe Mjedisore të OSBE-së. Përpara anëtarësimit në OSBE, ambasadori Hasani ka qenë Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë OSBE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Vjenë. Në janar 2021, ai mori postin e Kryetarit të Grupit të Partnerëve Aziatikë për Bashkëpunim.
Gjatë kryesimit shqiptar të OSBE-së, ambasadori Hasani ishte Kryetar i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së dhe kryetar i Grupit të Kontaktit Mesdhetar si pjesë e Trojkës së OSBE-së në vitin 2019.
Ambasadori Hasani ka një përvojë 17-vjeçare në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në role të ndryshme drejtuese, duke përfshirë si Sekretar i Përgjithshëm (2017-2018), Drejtor i Përgjithshëm për Politikat e Mbrojtjes (2015-2017), Drejtor i NATO-s dhe Marrëdhënieve me Jashtë (2013-2014). dhe Drejtor i Integrimeve Euro-Atlantike (2013-2014). Ai ka diplomuar në Drejtësi, Sociologji dhe Filozofi nga Universiteti i Tiranës, Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga King’s College në Londër, si dhe është diplomuar në Kolegjin Mbretëror të Studimeve të Mbrojtjes.
Ervin Mete, ministër i Financave
Ervin Mete, i cili merr portofolin e ministrit të Financave, në vend të Delina Ibrahimajt, është një emër i njohur në sferat e menaxhimit ekonomik të vendit. Aktualisht është drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që nga maji 2020. Më herët ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Bordit të Autoritetit, prej shtatorit 2019.
Mete ka shërbyer si zëvendësministër i Financave dhe zëvendësministër i Ekonomisë (2013-2017), përgjegjës për politikën fiskale dhe zhvillimin ekonomik. Gjatë kësaj periudhe ka qenë thelbësisht i përfshirë në reformën e menaxhimit të financave publike dhe modernizimin e kuadrit ligjor fiskal dhe financiar, përfshirë ligjin “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” dhe ndryshimet në ligjin “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”.
Ervin Mete ka drejtuar grupin e nivelit të lartë mes Qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë për reduktimin e kredive të këqija në sistemin bankar dhe ka mbajtur pozicionin e koordinatorit kombëtar për Programin e Reformave Ekonomike me BE.
Mete është lektor i së drejtës fiskale pranë Shkollës së Magjistraturës. Ai ka shërbyer si ekspert dhe konsulent i Bankës Botërore (2011), Komisionit Evropian (2008) dhe PNUD-it (2007).
Ervin Mete mban gradën Master nga Universiteti i Harvardit, SHBA (LL.M. 2010) dhe nga Shkolla Ekonomike e Londrës (LL.M. 2009), ku është specializuar në të drejtë fiskale dhe të drejtë korporatash. Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me rezultate të shkëlqyera (2006). Z. Mete zotëron gjuhën angleze dhe atë italiane.
Albana Koçiu, ministrja e Shëndetësisë
Në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama propozoi Albana Koçiun si ministren e re të Shëndetësisë, duke zëvendësuar në këtë pozicion Ogerta Manastirliun, e cila qëndronte në këtë detyrë që nga viti 2017.
Albana Koçiu aktualisht mban pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013. Koçiu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës dhe vjen në krye të Departamentit të Administratës Publike pas një eksperience 18-vjeçare në pozicione drejtuese ne administratën qendrore dhe vendore, me fokus të veçantë në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore.
Si drejtuese e Departamentit të Administratës Publike, znj. Koçiu kryeson në nivel teknik procesin e Reformës së Administratës Publike, si një ndër prioritetet e vendit drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Arbjan Mazniku, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Arbjan Mazniku është emëruar ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, dikaster i cili zëvendëson Ministrinë e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet. Mazniku ka shërbyer më parë si zv.ministër i Arsimit dhe Sportit, ndërsa nga viti 2015 është nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
Në janar 2008 ai u angazhua me lëvizjen civile MJAFT, duke mbajtur rolin e drejtorit për Politikat e Brendshme dhe drejtor i Komunikimit në strukturat e saj.
Duke pasur nën menaxhim një organizatë private, ai gjithashtu është marrë me studimin dhe analizimin e politikave publike në Shqipëri. Arbjan Mazniku ka studiuar për Gazetari në Universitetin e Tiranës dhe zotëron gradën Master në profilin Komunikim Politik nga Universiteti britanik “Sheffield”./RTSH
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës