LAJMI I FUNDIT:

Profesori amerikan: Nëse Kurti e Osmani e bëjnë Asociacionin, nominohen për çmim Nobel

Profesori amerikan: Nëse Kurti e Osmani e bëjnë Asociacionin, nominohen për çmim Nobel

Profesori dhe analisti amerikan, Edward Joseph tha se Kosova ka humbur një mundësi historike për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Në një intervistë për “Lajmet e fundit” në RTK ai tha se sfida kryesore e Kosovës është përfitimi i legjimitetit të saj ndërkombëtar duke hyrë në organizatat ndërkombëtare.

Joseph tha se Kosova duhet ta bëjë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.


“Pra ky është realiteti, Kosova duhet ta bëjë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mund të kemi mendime të ndryshme, edhe unë kam mendim tim por nuk është se ka shumë rëndësi kjo. Ajo që ka rëndësi është që Kosova të ecë përpara. Pra statuti i hartuar nga Bashkimi Evropian duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese menjëherë ose Kosova nuk do të bëjë hapa përpara. Pra kjo i bie që do të ecë mbrapa”, tha Edward Joseph.

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin
Lexo po ashtu Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Ai tutje theksoi se Kosova ka ende kohë për këtë gjë sepse Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës nuk ka marrë vendim përfundimtar.

“Por mesazhi ishte shumë i qartë dhe vjen nga të gjithë miqtë e Kosovës. Dhe prap e kuptoj atë që mund të quhet rezervë, e kuptoj poashtu edhe në anën e Serbisë së kush është Aleksandër Vuçiqi. Por kjo ka të bëjë me Kosovën që merr fatin e vet në duart e veta, pa marrë parasysh çka bën Vuçiqi dhe është qenësore që të ecët përpara.

Joseph mes tjerash tha se ka një mësazh të veçantë për krerët e shtetit kosovar.

“Unë parashikoj që ose kryeministri Kurti ose presidentja Osmani ecin përpara dhe dorëzojnë statutin që ka përkrahjen e BE-së për Asociacionin dhe bën një hap përpara, unë do të parashikoja që ose ose kryeministri Kurti ose presidentja Osmani do të nominohen për Çmimin Nobel për Paqe”, theskoi analisti amerikan./RTK/

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori