LAJMI I FUNDIT:

Profesionistët kërkojnë llogari: Bulliqi e Isufi po e mbajnë Kosovën të izoluar

Profesionistët kërkojnë llogari: Bulliqi e Isufi po e mbajnë Kosovën të izoluar

Grupi profesional-shkencor i përbërë nga profesorë dhe gjeodetë ka kërkuar sot llogaridhënie rreth procesit të demarkacionit të kufirit me Mali e Zi.

Ky grup pjesë e të cilit janë: Ibrahim Ramadani, Qerim Kastrati, Tomor Çela, Hivzi Islami, Hazer Dana, Arsim Ejupi, Valbon Bytyqi, Ferim Gashi dhe Bajram Kafexholli, përmes një kumtese për media, ka potencuar se për shkak të kësaj çështjeje vendi më pro-evroamerikan në botë ka mbetur më i izoluari dhe se ky është dëmi më i madh që po iu bëhet shqiptarëve të Kosovës.

“Për këtë të keqe të përgjithshme dhe afatgjate të Kosovës, megjithatë më të përgjegjshëm duhet mbajtur dy kolegët tanë, të instrumentalizuar deri në skajshmëri, Shpejtim Bulliqin dhe Florim Isufin”.


“E keqpërdorën profesionin dhe shkencën dhe u vunë në funksion të agjendave të sajuara ditore të grupeve të interesit. Duke ngritur tezën se Kosova po humb territor në rripin kufitar me Malin e Zi, herë më se 150 km², herë më se 120, herë më se 80, pastaj më se 70 km² (!), ia futën flakën Kosovës dhe e minuan progresin e saj material, social dhe kulturor. Të pavërtetën e parë për “humbje” të territorit e mbështetën në një hartë të APJ-së të vitit 1953, me bazë nga viti 1925 (para matjeve të para kadastrale të fillimit të viteve të 30-ta), të bërë për nevoja orientuese, operative të ushtrisë”.

” Mashtrimin e dytë që e lansuan ishte se në brezin kufitar të Kosovës me Malin e Zi ka “tokë të askujt” (terra nullius)! Mashtrimin e tretë që e lëshuan është se Mali i Zi nuk ka të dhëna kadastrale për pjesën lindore të saj, pra në Çakorr dhe Bjelluhë, që nuk është e vërtetë: ekzistojnë fletët poseduese, hartat e blloqeve kadastrale dhe lista e blloqeve kadastrale me numra kadastralë dhe emra të pronarëve ose trashëgimtarëve juridikë. Duke mos ofruar asnjë akt valid juridik-administrativ veprimin e radhës që e ndërmorën, bashkë me një ambasador të kohës së komunizmit jugosllav dhe një folklorist, ishte “matja” e territorit të huaj, Malit të Zi, të cilin e nxorrën borxhli për 70 km² (!), duke e shkelur rëndë Kushtetutën e Kosovës, sepse nga rezoni shtetëror-diplomatik mund kuptohet si pretendim territorial”,thuhet mes tjerash në një shkrim të grupit në fjalë shpërndarë media, transmeton Klan Kosova.

Këta të fundit njëherit kërkojnë nga instancat përkatëse të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore dhe të Universitetit të Prishtinës së t’i shqyrtojnë sjelljet ndaj Shpejtim Bulliqit dhe Florim Isufit, në përputhje me normat e etikës shkencore dhe ligjshmërinë për siç thonë ” arsye të keqpërdorimit të profesionit e shkencës dhe politizimit të skajshëm të tyre, për dëmet e shumëfishta që i kanë krijuar Kosovës dhe qytetarëve të saj, për tensionet e krijuara ndërshqiptare”.

“Kërkojmë nga profesorët e studentët që u goditën më së shumti me izolim, si dhe ekspertët e gjeoshkencave e të shkencave sociale-hapësinore dhe opinioni i gjerë që t’i gjykojnë veprimet e këtyre dy kolegëve. Kërkojmë gjithashtu nga të gjitha nivelet përkatëse të drejtësisë që t’i ushtrojnë kompetencat e tyre ndaj mashtruesëve dhe gënjeshtarëve për shqetësimet që i kanë krijuar në opinion deri te ‘lufta vëllavrasëse’ dhe për dëmet që i shkaktuan Kosovës dhe qytetarëve të saj në zhvillim, liberalizim të vizave e integrim dhe në perspektivën euroatlantike”, thuhet në kumtesën e grupit profesional-shkencor.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori