LAJMI I FUNDIT:

Prodhimet tradicionale të Maqedonisë në Paris

Prodhimet tradicionale të Maqedonisë në Paris

Ajvari, speci djegës, makallo, speca të mbushur me djath dhe prodhime tjera konzervative prej pemëve dhe perimeve të prodhuara në Maqedoni janë pjesë e vargut që do të prezantohen në edicionin vjetor në panairin “SIAL” në Paris, përcjell telegrafi maqedoni.

Prodhuesit maqedonas nga Lidhja e Maqedonisë do të marrin pjesë në panair me moton “Shija e Maqedonisë”.
Pjesëmarrjen e prodhuesve të Maqedonisë e organizoi Ministria e Bujqësisë me mbështetje financiare nga Qeveria e Maqedonisë.Në organizimin e panairit janë përfshirë aktivisht edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe agjencia për investime të huaja./Telegrafi/