LAJMI I FUNDIT:

Procesi i denacionalizimit në Maqedoni zyrtarisht i përfunduar, numër i madh i lëndëve pa zgjidhje përfundimtare

Procesi i denacionalizimit në Maqedoni zyrtarisht i përfunduar, numër i madh i lëndëve pa zgjidhje përfundimtare

Procesi i denacionalizimit të pronës në Maqedoni ka përfunduar në vitin 2012. Janë zgjidhur mbi 30 mijë lëndë në të cilat janë kthyer pronat ose është bërë kompensim i vlerës së pronës. Por, edhe pas përfundimit të këtij procesi, në procedurë janë të bllokuara shumë lëndë për kthim të pronës. Sipas të dhënave të shoqatës “Mandra” nga vitin 2014, të pazgjidhura janë mbi 7.000 lëndë, të cilat janë të ngatërruara në mes komisioneve të shkallës së parë dhe të dytë.

“Në vitin 2012, ministri i atëhershëm i financave, Zoran Stavrevski njoftoi se në Maqedoni është rrumbullakësuar procesi i denacionalizimit, ndërsa në vitin 2014 shpallet nurmi prej 7.334 lëndëve për denacionalizim. Gjendje të tilla kundërthënëse, jologjike janë të papranueshme në një shtet ligjor. Ligji për denacionalizim është pjesë e funksionimit të shtetit ligjor në Republikën e Maqedonisë dhe pjesë e proceseve demokratike në vend”, thotë Ljubica Georgieva, kryetare e shoqatës qytetare “Mandra”.

Në procesin ligjor të denacionalizimit gjithsej janë zgjidhur 30.744 lëndë, me të cilat janë kthyer prona ose janë paguar kompensime ndaj mbi 500 mijë qytetarëve të vendit./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori